Meta: Zgjedhjet kapitull i mbyllur, mos kërkoni hapjen e kutive
TIRANE- Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, ministri i Jashtëm Ilir Meta renditi disa nga arsyet se pse nuk mund të hapen kutitë e votimt, për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Metës këto zgjedhje janë certifikuar dhe njohur jo vetëm nga institucionet përkatëse vendore, por edhe nga OSBE-OHDIR.
“Pikërisht raporti final i OSBE-OHDIR për zgjedhjet në Shqipëri i cilësoi ato se përmbushën pjesën më të madhe të standarteve të kërkuara nga BE. Kjo bëri që Këshilli i ministrave të Jashtëm në BE, të pranonin kërkesën e aplikimit të Shqipërisë”, thekson Meta.
Ministri i Jashtëm është shprehur se kërkesa e maxhorancës për dialog ka marrë përgjigje me ultimatum dhe kërcënime nga ana e opozitës.
“Maxhoranca është e hapur për dialog ndërsa opozita këcënon për hapjen e kutive. Jemi të hapur për hetime, por ata vazhdojnë me ultimatume ose do të bëhet kjo, ose do të bëhet qameti”, shton Meta.
Gjatë fjalës së tij, Meta i ka bërë thirrje edhe njëherë opozitës të kthehet në parlament pasi dialogu bëhet në institucione. Meta ka ironizuar se do të detyrohet maxhoranca të shkojë në rrugë me batanije dhe të kërkojë dialog, nëse opozita nuk kthehet në Parlament.
“Ata të vijnë në Parlament që dialogu të bëhet në institucione, ose do të shkojmë edhe ne me batanije të bëjme dialog në rrugë.”
Një tjetër arsyes se pse kutitë e 28 qershorit nuk do të hapen sipas Metës, është se: “Askush nuk mund të kërkojë hapjen e kutive, sepse cdo gjë që bëhet është në themel të shtetit ligjor dhe në shtetin ligjor fjalën e fundit e kanë gjykatat.”
Meta ka theksuar se, edhe ai kërkon që situate politike në vend të normalizohet, që të dyja forcat politike të kontribuojnë për arritjen e standarteve dhe jo të kërkohet hapja e kutive, pasi shteti ligjor nuk e lejon një gjë të tillë.
“Të gjejmë zgjidhje që nuk cënojnë parimin themelor të shtetit ligjor. Kapitulli i hapjes së kutive është i mbyllur. Opozita ka ftesë për të përmirësuar standartet në vend, gjë që kërkohet edhe nga institucionet e BE.”
Sipas Metës thirrjet e opozitës për revansh dhe për hapje me dhunë të kutive janë krejt të pabaza. Ndërsa dialogu nuk mund të zhvillohet me presione dhe ultimatume.
(m.a/BalkanWeb)