E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hapja e kutive, rruga e vërtetë drejt integrimit

TIRANE- Një ditë përpara protestës së madhe të socialistëve, kryetari Edi Rama ka ftuar edhe banorët e Kombinatit të marrin pjesë në të. Nga Kombinati, Rama u është përgjigjur akuzave të Berishës duke deklaruar se hapja e kutive të votimit është rruga e vërtetë e integrimit europian të vendit.

“Me paturpësinë më të madhe që fatkeqësisht e karakterizon, Sali Berisha kërkon të bindë më kot shqiptarët se përpjekja jonë për liri e drejtësi në këtë vend duke filluar nga liria e drejtësia për zgjedhjet na qenka kundër vizave dhe kundër integrimit, ndërkohë që hapja e kutive është rruga drejt integrimit, është rruga për tu cliruar përfundimisht nga zgjedha e zgjedhjeve të korruptuara. Është rruga për ti dhënë cdo qytetari dinjitetin e vet” u shpreh Rama.

Kreu i PS ka shpërndarë në zonën e Kombinatit ftesa për qytetarët për mitingun që do të zhvillohet ditën e nesërme nën sloganin “Dua të shoh votën time”. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›