Meta akuzon prokurorine Celule terroriste
Kreu i LSI-së, Ilir Meta akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se e ka hetuar atë me metodat e ish-sigurimit të shtetit, duke shkelur në mënyrë të hapur e të përsëritur ligjin. Sipas Metës, Prokuroria nuk ka pasur qëllim të zbardh të vërtetën, por për të vepruar si celul ekstremiste për të dëmtuar LSI për arsye elektorale.
“Duhet një reform serioze për prokurorinë e shtetit. Në Shqipëri kemi një problem të madh sepse kemi një prokurori thellësisht politike, një prokurori të zhytur në veprime të paligjshme, një prokurori e cila I shkel me të dyja këmbët ligjet dhe procedurat, që e mban veten mbi ligjin dhe që gjithmonë I çon çështjet të dëmtuara në gjykatë dhe që në fund fare përpiqet të dalë e larë nga këto procese duke thënë që ne e çuam në gjykatë, por gjykata e mbylli”- tha Meta.
Zoti Meta tha se prokuroria ka shpërdoruar mijëra dollarë për ekspertizën e çështjes së videopërgjimit. Në përfundim të çështjes – ai u shpreh se do të informojë parlamentin për shkeljet ligjore, e cila sipas Metës ka zhgënjyer dhe mashtruar Kuvendin.
“Prokuroria me veprimet e saj skandaloze dhe politike, njëkohësisht ka kryer edhe disa vepra penale në këtë proces ndaj personit tim. Unë, edhe ndaj saj edhe ndaj cilitdo tjetër që ka cënuar të drejtat e mia si qytetar do të shfrytëzoj të gjithë legjislacionin shqiptar dhe europian për t’I fituar këto të drejta. Kur të përfundojë gjithë ky process do ta informoj parlamentin për të gjitha këto shkelje skandaloze se parlamenti është gënjyer, është mashtruar”- tha Meta.
Kreu i LSI-së sqaroi se do të jetë i pranishëm në të gjitha seancat në gjykatë për të krijuar mundësinë për gjykimin në themel të çështjes në fjalë.
Erjon Ajazi