Falsifikonin pasaportat. Arrest me burg per kater te arrestuarit
Gjykata e Faktit në Korçë vendosi masën e sigurisë “arrest me Burg” për katër personat e ndalua nën akuzën e falsifikimit të dokumentave biometrike të identitetit për persona të njohur si kontigjente të krimit. Masa është marrë ndaj Artur Fetos 36- vjec, Relis Mullës 27- vjeç specialist i IT pranë firmës të prodhimit të pasaportave, Armant Cenollit 21- vjeç operator aplikimi pranë Kompanisë dhe Setki Mullës 57- vjeç pedagog i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Të katër këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shumës 7000 euro, u siguronin personave me precedentë penalë pasaporta të reja me indentitete të rreme.
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 )
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 )