Vjedhin transformatorin Kallmeti dy jave pa energji
Vjedhja e transformatorit në kabinën numër katër në bregun e lumit Drin ka lënë prej 2 javësh 50 familje të Kallmetit në Lezhë pa energji elektrike. Ata thonë se janë pagues të rregullt të energjisë dhe se tani jetojnë mes vështirësive që krijohen nga mungesa kaq e gjatë e dritave. Por ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjes së transformatorëve apo edhe linjave të tëra përcjellëse të energjisë në Qarkun e Lezhës.
Përvec problemeve të përditshme që krijon mungesa e gjatë e energjisë elektrike banorët e Kallmetit thonë se janë rritur në masë rastet e vjedhjeve nëpër shtëpitë e tyre. Në rrethin e Lezhës brenda 2 muajsh janë vjedhur 6 transormatorë.
Lindita Kokaj Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 )