E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta dhe Prifti paraqiten ne prokurori per videon

Ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme jane paraqitur ish-zevendeskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Disa ore me vone kryetari i LSI-se ka dale ne nje konference per mediat ku ka deklaruar se videoja mes tij dhe Priftit i eshte nenshtruar nje ekspertize nga e cila u konfirmua se videoja ishte e montuar. E kane hetuar studiot ligjore profesionale. Nga konkluzioni i eksperteve del se ne sekuencat filmike ka pasur montim ne ze dhe titrat nuk korrespondojne me te - tha Meta. Duke e quajtur kete video nje masaker nga ana profesionale Meta deklaroi se eshte i hapur per hetime madje sipas tij ai ka deshmuar vullnetarisht per te edhe ne prokurori. Ekspertiza tregoi thjesht dhe qarte se video e paraqitur ishte nje masaker nga ana profesionale duke bere manipulime skandaloze me zerin mosperputhje midis figures dhe titrave. Jam i hapur per hetime ne menyre vullnetare u paraqita ne prokurori per te deshmuar ne lidhje me kete video - tha nder te tjera Meta. Kreu i LSI-se Ilir Meta beri thirrje per pershpejtim te hetimeve pasi sic tha ai eshte shume e lehte te vertetohet ky manipulim. Apeloj te hetohet ky proces nuk kam bere dhe nuk bej presione tek prokuroria kam qene i gatshem te bashkepunoj me te. Te hetohet me shpejt se jane te gjitha mundesite eshte e lehte ne ditet e sotme te hetosh madje eshte me e lehte te hetosh nje manipulim. Une jam shume i qete kerkoj hetim transparent te drejte dhe ligjor - u shpreh Meta. Ndersa autori i videos-pergjimit e njekohesisht edhe bashkebiseduesi i vetem ne te me ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta u thirr ne prokurori per llogari te hetimeve qe per shkak te imunitetit te dy ish-zyrtareve eshte deleguar ne organin qendror te akuzes. Ne dalje nga prokuroria Prifti ka deklaruar per mediat se ka dhene per prokuroret pergjigje te reja per hetimin qe po kryhet. Sot erdha ne prokurori i thirrur nga prokuroret qe hetojne videon Meta. Isha ne dispozicion te tyre per te dhene detajet mbi kete hetim. Kam sqaruar lidhur me deshmite ne prokurorine e Tiranes jane konfirmuar pergjigjet e mia te meparshme por edhe pergjigjet e reja per disa deklarata qe i ka bere vete Meta - ka pohuar Prifti duke saktesuar se pergjigjet e tij te reja kishin te benin me disa deklarata te bera vullnetarisht nga Meta ne prokurori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›