E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta eshtja e video-pergjimit eshte e mbyllur

Kryetari i LSI-së Ilir Meta e cilëson çështjen e Video-përgjimit të mbyllur që i përket vitit të kaluar Gjatë një interviste në Abc Neës kreu i LSI-së thekson se politikisht dhe moralisht çështja e viodes mori zgjidhje që më 8 Maj. Vendimi i gjykatës ka qenë shumë i qartë dhe transparent 5 me 0 dhe ekpsertiza është demonstruar nga ekspertët në sallën e gjyqit para gjyqtarëve, avokatëve dhe Prokurorisë, ndërsa i quajti pretendimet e kësaj të fundit jashtë çdo standardi profesional dhe të angazhuar politikisht.
“Pas vendimit të gjykatës, prokuroria ka dëshmuar se është e angazhuar në këtë anë politike. Drejtësia veproi në mënyrë të njëanshme në 21 janar, pasi ka qenë sulm ndaj instuitcioneve dhe prokuroria të qëndronte larg mediave në hetimet e 21 janarit. Hetimi duhet të kishte nisur kohë më parë, pasi kemi një vit nga ngjarja shumë e rëndë. Prokurorja dhe stafi i saj të japin maksimumin e mundshëm e të bëjë ekspertizë të plotë të gjithë protestës për të zbardhur këtë ngjarje”- tha Meta.
Kreu i LSI-së tha se eksperti italian Antonio Federiko është ndër më të mirët në botë përsa i takon çështjes kryesore asaj të audios zërit dhe sinjaleve ka qenë i angazhuar që në filim sipas për të nxjerrë konkluzione sipas ligjit dhe ka marrë pjesë që në seancën e parë të gjyqit.
Gjithashtu kreu i LSI-së shprehu të gjithë përkrahjen e tij për të luftuar korrupsionin dhe i ftoi të gjithë të ndjekin rrugën ligjore dhe institucionale.
“Dhashë dorëheqjen për të lehtësuar hetimet. Falë përvojës dhe eksperiencës sigurova ekspertët më të mirë të akustikës italiane dhe ndoqa rrugën e duhur ligjore”- theksoi Meta, ndërsa tha se kjo histori duhet të sjellë një reformim të legjislacionit tonë edhe në fushën e përgjimeve, pasi precedentët sipas gjykatës janë shumë të gabuar.
Lidhur me zhvillimet e fundit brenda LSI-së, Meta tha se është koha për një ristartim të fuqishëm kësaj force politike.
“LSI e tregoi veten e saj në 8 Maj që edhe kur kreu i saj mund të sulmohet në mënyrë çnjerëzore dhe të pavërtetë. Ne duhet të shohim përpara të merremi me problemet që ka vendi, sepse kjo është sfida kryesore e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo forcë do të dëgjojë dhe t’u japë përgjigje qytetarëve të saj dhe të ndikojë në mirëqënien e qyteraëve. LSI do të prezantohet së shpejti me një vizion largpamës, i cili synon zgjedhje afatshkurtra dhe afatmesme se çfarë do të ofrojë LSI-ja të gjejmë zgjidhje për sfidat e vendit.
Ndërsa përsa i përket koalicionit për vitin 2013 Meta tha se e rëndësishme është që qeverisja mos të humbasë fokusin e zgjidhjeve të problemeve dhe mbajtjen e premtimeve, siç Integrimi europian, I cili është në interes të gjithë shqiptarëve
Lidhur me çështjen e presdientit nëse përbën ngërç politik zgjedhja e tij Meta u përgjigj se fakti që kemi këtë Kushtetutë të ndryshuar eviton çdo lloj mundësie për ngërç politik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›