Vrau ushtarët amerikan, vendimi për Arid Ukën më 10 shkurt
GJERMANI- Vendimi i Gjykatës së Lartë Rajonale në Frankfurt, në procesin kundër Arid Ukës, do të shpallet më 10 shkurt.
21-vjeçari shqiptar nga Kosova akuzohet për vrasjes e dy shtetasve amerikan, pasi ka pranuar se më 2 mars të vitit 2011 ka hapur zjarr kundra një grupi të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara teksa niseshin për mision në Afganistan, duke lënë dy të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Gjatë procesit, shpallja e vendimit është shtyrë dy herë, ndërkohë Uka është shrehur se dëshiron ti kërkojë falje familjarëve të viktimave, raporton Europa e Lirë.
Uka në mbrojtje të tij ka deklaruar se atë ditë ishte i ndikuar nga një video propagandë, të cilën e kishte parë në internet i cili shfaqte ushtarë amerikanë duke dhunuar një femër afgane.
Prokurori federal, Johen Veingarten kërkoi 15 vite burg për Ukën, për shkak të mizorisë që i akuzuari ka ushtruar duke përhapur terror në një vend publik.
Në Gjermani nëse një i akuzuar dënohet me burgim të përjetshëm, ai lirohet pas 15 viteve burgu. Avokatja mbrojtëse e 21 vjecarit kosovar, Mihaela Rot, nuk ka pranuar fajësinë e klientit të saj, por ka kërkuar që ai të mbjaë dënmin prej 15 vitesh burg.
(el.me/BalkanWeb)