E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i acarte ngrin Europen mbi 100 viktima

Shtohet numri i viktimave në Ukraine, ku 24 orët e fundit kanë humbur jetën 20 njerëz të tjerë, duke e çuar 63 numrin e viktimave në këtë vend, ndërsa në Poloni regjistrohen edhe 9 të vdekur, duke e çuar në 29 numrin e viktimave, kur temperaturat shënojnë minus 30 gradë Celsius. Bilanci më i fundit flet për më shumë se 110 viktima në Evropen Lindore dhe atë qendrore. Në Serbi autoritetet thonë se rreth 11 mijë persona janë bllokuar nga bora nëpër fshatra. Në Itali më shumë se 600 pasagjerë u bllokuan në një tren në Apenine gjatë natës, pasi ngrinë frenat dhe kabllot elektrike.
Reshjet e dendura të debores në Italine Veriore dhe atë qendrore kanë shkaktuar mjaft probleme me transportin. Ekspertët thonë se kjo është java më e ftohtë në vend në 27 vitet e fundit. Temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Rusi dhe në Kazakistan. Në malet Urale dhe në Siberi, temperatura arriti deri në minus 40 gradë, ndërsa në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, një meteorolog tha për agjencine “Interfaks”, se temperatura e vërtetë ka arritur në minus 52 gradë, edhe pse ajo e ajrit shënonte minus 35 gradë.
Reshje të dendura bore goditën edhe Turqinë, ku dëbora arriti deri në 50 cm në Stamboll. Një ortek në juglindje të vendit shkakoi vdekjen e një gruaje në shtëpinë e saj.
Termometri ka shënuar nivelin rekord të -30 gradë celsius në Bullgari, ku sipas të përditshmes vendase “Trud”, në kryeqytetin Sofje kanë ngrirë deri dhe bankomatet. 8 vete kanë vdekur nga i ftohti në Sofje dhe 14 të tjerë në Rumani. Temperatura nën zero e ngrica kanë shënuar edhe, Hungaria Sllovenia, Belgjika e Hollanda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›