NATO 13 vjet në Kosovë, Rama: Mirenjohje ndaj Clinton e Blair

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në 13 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë ka shprehur mirënjohje ndaj Aleancës Euroatlanike dhe në mënyrë të vecantë ndaj miqve Clinton dhe Blair. Në një mesazh të publikuar në Twitter ai shkruan:
“Sot 13 vjet me pare NATO nisi rrezimin e Kasapit te Beogradit e hapjen e rruges per Kosoven e lire.Mirenjohje sidomos miqve Clinton &Blair”.
Sot mbushen 13 vjet që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe, për t`i dhënë fund dhunës së regjimit të Sllobodan Millsoheviçit ndaj popullti shqiptar të Kosovës.
Fushata e NATO-s që zgjati 78 ditë, është vlerësuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.