E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesi i PS bojkoton mbledhjen e KQZ: Fletët të ruhen dhe për 1 vit

Tiranë, 17 shtator, NOA Update Fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duhet të ruhen dhe për 1 vit dhe të mos digjen, siç pretendohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

I tillë ka qenë pretendimi i ngritur nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, që ka bojkotuar mbledhjen e KQZ-së në të cilën po merret në shqyrtim debati për asgjësimin e fletëve zgjedhore të procesit të fundit elektoral, për të cilin, prej më shumë se një viti, mazhoranca dhe opozita janë në një sherr pa fund për rezultatin.

Kuadri ligjor aktual e pengon asgjësimin e fletëve të votimit dhe ndaj ne kërkojmë që ato të ruhen ende, derisa palët janë ende në negociata për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009, tha në fjalën e tij Genci Gjonçaj.

E duke vijuar këtë argument, ai pohoi se nëse vërtet do të kryhej agjësimi i materialeve zgjedhore, kjo do të përbënte një pengesë për prokurorinë mbi hetimin e procesit ...(vijon)

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30657-urgjent-perfaqesuesi-i-ps-bojkoton-mbledhjen-e-kqz-fletet-te-ruhen-dhe-per-1-vit-","title":"Përfaqësuesi i PS bojkoton mbledhjen e KQZ: Fletët të ruhen dhe për 1 vit ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›