“Meta jep dorëheqjen, hapi rrugë hetimit!”
14/01/2011 Videoja, lëvizja “Mjaft!” para zyrave të METE dhe LSSI
Përkrah mjaftistëve dhe Andrea Stefani, Mero Baze, Mustafa Nano
Në kuadër të reagimit qytetar ndaj videopërgjimit të publikuar nga “Fiks Fare”, në të cilën shfaqen ministri aktual i Energjetikës Ilir Meta së bashku me paraardhësin e tij në këtë dikaster, Dritan Prifti, lëvizja “Mjaft!” ka zhvilluar një protestë dje në dyert e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Së bashku me aktivistët e lëvizjes ishin dhe eksponentë të politikës dhe medias, që përfaqësoheshin nga Andrea Stefani, Mero Baze apo dhe Mustafa Nano, ata kërkuan largimin e zëvendëskryeministrit Meta, në shenjë përgjegjshmërie ndaj videos, e cila sipas protestuesve përbën skandal. “Skandaloze, vetëm kështu mund të përshkruhen pamjet e transmetuara nga “Top Channel”, të cilat komprometojnë një sërë institucionesh qeveritare dhe publike në aferën më të re korruptive të Ilir Metës. Pazaret e punësimeve, lidhjet dhe zgjidhjet e kontratave, tenderët abuzivë, 7%-shat dhe 700-milionëshet nuk mund të jenë pjesë e veprimtarisë së një institucioni që merr frymë me para publike”, thuhet në deklaratën e “Mjaf!”- it. Në fjalën e tij, kreu i kësaj lëvizjeje, duke iu drejtuar kreut të LSI-së, theksoi se mbetet në përgjegjësinë e plotë të këtij ministri që të japë dorëheqjen për të shpëtuar atë që ai e quajti “lidhja mes qytetarëve dhe politikës”. Për këtë arsye, lëvizja “MJAFT!” e shpall dje godinën e METE-s “një zonë krimi ndaj interesit publik dhe institucionit të demokracisë. Dhe në fund të protestës së tyre ata i bënë ftesë ministrit Meta që të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë drejtësisë në lidhje me hetimet për ngjarjen në fjalë. Më pas protestuesit marshuan në drejtim të godinës së LSI-së, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, e cila u qëllua nga disa persona me vezë, si dhe në të cilën u regjistruan disa konfrontime me përkrahës dhe anëtarë të LSI-së. Përleshja dhe dhuna ka degjeneruar në shoqërime të protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
LSI: Denoncojmë dhunën në zyrat e partisë
Lëvizja Socialiste për Integrim, në një deklaratë të djeshme për median, denoncoi incidentin e djeshëm të ndodhur para godinës së tyre. Duke e cilësuar si një “akt rrugaçërie që ka ndodhur sot (dje) në zyrat e LSI-së, të kryer nga një grup individësh të identifikuar edhe nga organet e rendit si keqbërës dhe kontingjent kriminal.” Reagimi i djeshëm erdhi vetëm pak kohë pasi disa persona qëlluan me vezë godinën e LSI-së.
Sipas LSI-së, “akte të tilla vandalizmi, dje me çimka dhe sot me gurë, janë të inskenuara dhe drejtuara nga Edi Rama”.
Presidenti Topi viziton qytetin e Pogradecit
Videoja, Topi: Prokuroria të bëjë transparencë
Nga Pogradeci, Presidenti Topi ka inkurajuar Prokurorinë dhe i ka kërkuar dje asaj të nisë hetimin për video-skandalin, ku si protagonistë kryesorë janë zëvendëskryeministri Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Kreu i shtetit i bëri apel Prokurorisë që përveç se të kryejë një hetim të detajuar hap pas hapi, të bëjë dhe transparencën e këtij hetimi. “Tashmë kjo është një çështje e juridiksionit të Prokurorisë, të cilën e inkurajoj jo vetëm për të bërë detyrën e saj, por edhe për të bërë transparencë. E inkurajoj të hetojë dhe të bëjë transparencë hap pas hapi, sepse ka mjaft ngjarje me sensibilitet të madh, që duhet të certifikohen hap pas hapi”, deklaroi dje Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Gjithashtu, ai theksoi “se një hetim transparent është i domosdoshëm, në mënyrë që të tregohet se në Shqipëri funksionon shteti ligjor. Duhet të respektojmë institucionet, shtetin ligjor, dhe vetëm atëherë mund të shkojmë drejt shtetit të së drejtës”, tha dje nga Pogradeci Presidenti Topi. I pyetur edhe për çështjen e gjyqit të zvarritur për tragjedinë e Gërdecit, Topi u shpreh se “ka një kontroll të fundit nga përfaqësues të KLD dhe pas dy-tri ditësh do të keni një komunikim të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesi i KLD-së. Çështjet që kanë të bëjnë me ngjarje si Gërdeci kanë ndjeshmëri të lartë publike. Janë bërë 105 seanca dhe një pjesë e tyre kanë dështuar nga mospjesëmarrja e avokatëve dhe nga informacionet që kam thonë se jo gjithmonë mungojnë për arsye të justifikueshme”.
Takimi
Topalli: Asnjë koment mbi videon Meta-Prifti
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në takimin e zhvilluar mesditën e djeshme me Presidentin e Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka bërë asnjë koment mbi videon e publikuar para tri ditësh, në të cilën implikohet zëvendëskryeministri Ilir Meta së bashku me ish-ministrin e Energjetikës, Dritan Prifti. Ashtu si dhe Kryeministri Berisha, edhe Kryeparlamentarja Topalli nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm në lidhje me çështjen në fjalë. Në takimin e djeshëm me kreun e shtetit kosovar, një vend të veçantë iu kushtua zgjedhjeve të zhvilluara më së fundi në Kosovë, ku Kryetarja e Kuvendit vlerësoi qetësinë dhe përgjegjësinë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë, si zgjedhjet e para plotësisht të organizuara nga shteti i ri i Kosovës. Në mënyrë të veçantë, znj. Jozefina Topalli theksoi se çështja e statusit të Kosovës është një çështje tërësisht e mbyllur. Në lidhje me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, Dik Marti, Topalli theksoi se “ky raport ka keqpërdorur besimin e Këshillit të Evropës, pasi raporti nuk ka fakte dhe prova”.