E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Internet Banking Raiffeisen Bank “hyn” në “Big Brother 4”

14/01/2011  Raiffeisen Bank ka menduar të jetë prezente në emisionin më të famshëm dhe më të ndjekur në vend Big Brother 4, me shërbimin e saj më të ri elektronik Raiffeisen Direkt dhe kartën e kreditit. Raiffisen Direkt ose siç njihet ndryshe Internet Banking u mundëson klientëve aksesin në shërbime bankare nëpërmjet internetit. Bankingu nëpërmjet internetit u lejon klientëve të bankës të kryejnë transaksionet e tyre financiare nga shtëpia ose puna, në çdo kohë 24 orë të ditës/ për 7 ditë të javës dhe 365 ditë të vitit, pa ndihmën e punonjësve të bankës. Ajo çfarë u duhet klientëve është një kompjuter dhe akses interneti /ose aparat celular për të filluar pasi të jenë regjistruar njëherë si klientë të Raiffeisen Direkt në një nga degët ose agjencitë e Raiffeisen Bank. Kështu, banorët e shtëpisë së Big Brother do të shpenzojnë buxhetin e javës për të gjitha blerjet e tyre duke e bërë pagesën nëpërmjet shërbimit të internetit që ofron Raiffeisen Bank, Raiffeisen Direkt. Secili nga banorët do të ketë llogarinë e tij personale në të cilën do t’i depozitohet buxheti personal i fituar gjatë javës. Në shtëpi do të ketë një kompjuter për të kontrolluar llogaritë e tyre dhe për të kryer veprime të tjera. Nëse banorët do të kenë nevojë për të bërë ndonjë blerje gjatë javës dhe buxheti i tyre nuk mjafton, atëherë Big Brother do t’u japë mundësinë të marrin një kredi nëpërmjet një karte krediti lëshuar nga Raiffeisen Bank të lidhur me llogarinë e Big Brother. Por banorët si kushdo tjetër, do të duhet ta paguajnë atë në javët në vazhdim nëpërmjet buxhetit që do të fitojnë nga prova e javës. Raiffeisen Bank është gjithmonë e angazhuar të udhëheqë sektorin bankar jo vetëm në ofrimin e gamës së plotë të produkteve dhe shërbimeve bankare, por edhe të një teknologjie të avancuar të këtyre shërbimeve. Raiffeisen Bank në Shqipëri ka investuar mjaft në përmirësimin dhe kompjuterizimin e degëve, si dhe në zhvillimin e teknologjive që kanë ndihmuar në përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Raiffeisen Bank me këtë fushatë tregon se është një bankë moderne që sheh përpara duke ofruar gjithmonë opsionet më të mira dhe produktet e një teknologjie të avancuar për klientët e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›