Kapet i treti që grabiti taksistin tek “Piaca”
14/01/2011 Pas kërkimeve zbulohet 20-vjeçari nga Kamza
TIRANË- Në lidhje me vjedhjen e shtetasit Ilmi Sina, me profesion taksist, u arrit identifikimi dhe kapja e bashkëpunëtorit të fundit në këtë vjedhje e ndodhur më datë 01 janar 2011, në afërsi të “Piacës” në Tiranë. Sa më sipër u realizua ndalimi i shtetasit Vladimir Kurti, 20 vjeç, banues në Kamëz, sepse në bashkëpunim me shtetasit Hysen Daçi, 19 vjeç, banues në Kamëz dhe Gjon Gjoka, 18 vjeç, banues në Kamëz, (aktualisht të arrestuar) dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë mjetin taksi me targë TR 411 C, 44-vjeçarit Ilmi Xhelal Sina, me banim në Tiranë, si dhe një shumë prej 10 mijë lekësh. Kapja e 20-vjeçarit Vladimir Kurti u arrit përgjatë orëve të vona të djeshme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ndërkohë që të gjitha materialet e përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre. Gjatë grabitjes së taksistit, policia punoi për disa ditë për kapjen e autorëve dhe brenda një kohe tepër të shkurtër u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin dy prej tyre, teksa i treti kishte mundur t’u shpëtonte prangave, por dje ai u arrestua.