Meta kundër Draftit
Tiranë-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka kundërshtuar reformën e ndërmarrë nga qeveria për Prokurorinë e Përgjithshme. Meta ka kritikuar edhe qëndrimin e Partisë Socialiste e cila deklaroi votën pro reformës së re në Prokurori. “Projektligji i Berishës për Prokurorinë i kontestuar nga vetë Prokuroria dhe Shoqata e Prokurorëve nuk është gjë tjetër, por një këmbim i turpshëm për miratimin nga ana e Berishës të Kodit Zgjedhor, pa përmirësuar standardet e administrimit”-theksoi Meta në një konferencë për shtyp.
Më tej, kreu i LSI-së, ka deklaruar se miratimi i këtij projektligji me këto qëllime të errëta, të Kryeministrit Berisha dhe këtë ndryshim të pandershëm të lidershipit të Partisë Socialiste, do t’i sillte një dëm të jashtëzakonshëm shtetit shqiptar dhe drejtësisë shqiptare.
“Pas miratimit të ligjit të dosjeve, që synon eliminimin e prokurorëve të caktuar, jo për shkak se i kanë shërbyer diktaturës, por për shkak se kanë në duart e tyre disa dosje, që shqetësojnë Berishën dhe qeveritarët e tjerë dhe pas miratimit të këtij ligji, që i nxjerr në rrugë prokurorët, i nxjerr atje në mëshirë të krimit e të korrupsionit, nuk do të ketë më prokurorë në këtë vend, që të mundet vërtetë të ketë kurajo dhe besim, se duhet të luftojë për shtetin e tij, që duhet të luftojë për drejtësinë që mungon aq shumë në këtë vend”-theksoi kreu i LSI.