Neranxi shpërndan dhurata për fëmijët

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nikollaq Neranxi ka shpërndarë dhurata në zonën e tij elektorale për fëmijët në nevojë. Ai zgjodhi këto ditë festash për të falur sadopak mirënjohje dhe dashuri për familjet në vështirësi ekonomike. Njëkohësisht ai i përgëzoi të gjithë për ardhjen në këtë festë dhe përfitoi gjithashtu që t'i uronte festat të gjithëve, por më tepër në veçanti fëmijëve të cilët i ndiejnë më shumë ato. Më tej ai shtoi se do të ndodhej sa më pranë tyre dhe se do t'i ndihmonte si në këtë moshë ashtu edhe kur të ishin të aftë për tu shkolluar. Ky aktivitet është shoqëruar edhe me këngë dhe kërcime të ndryshme për ta shtuar sa më shumë këtë atmosferë.