E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Gjermania i dënuari për vrasje

Ky shtetas u ekstradua pasi Gjykata Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar në vitin 2005 me 24 (njëzet e katër) vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes“, “Vrasjes së mbetur në tentativë“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Shtetasi LITA akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, në datën 07.11.2001, në lagjen Ali Demi, në Tiranë, kanë vrarë shtetasin Ilirian Zhupani dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin tjetër Ilirian BOROVA, duke e plagosur rëndë atë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbadenin, në datën 17.09.2003, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij shtetasi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-14 14:15
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›