E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 4 të plagosur rëndë në një aksident

Ngjarja ndodhi në rrugën e Shinovlashit, 5 km larg Durrësit. Policia lokale bëri të ditur se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital ku po marrin mjekim.

Aksidenti ndodhi kur një autoveturë tip Peugeot e drejtuar nga Dashamir Kadiu, ka goditur 4 kalimtarë pranë vendit të quajtur Tregu i Makinave, një zonë afër me autostradën.

Personat e plagosur janë Ymer Idirizi, 25 vjeç; Robert Tahiri, 26 vjeç; Shpëtim Metushi, 43 vjeç; dhe Ftamir Dollaku, 60 vjeç". Policia shoqëroi shoferin për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-14 12:22
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›