Meta leter amerikaneve
Levizja Socialiste per Integrim i ka kerkuar kongresit amerikan dhe shume Organizatave joqeveritare qe te jene te pranishme ne zhvillimin e procesit zgjedhor ne vend. Me nje leter zyrtare,te nenshkruar nga Ilir Meta, kerkohet nje prani e konsiderueshme e OJQ-ve amerikane dhe nderkombetare ne monitorimin e nje sere procesesh te nevojshme per zgjedhjet. Ne letren e tij drejtuar qe tashme eshte nisur ne departamentin e shtetit dhe kongres, Meta thote se ka probleme serioze me zhvillimin e zgjedhjeve te ndershme dhe te lira. Nje nder paragrafet e letres, thote se jane miliona qytetare qe nuk kane marre ende kartat e identitetit te cilet do te sherbejne per votime. Pas kesaj kreu i LSI-se, thote se ka probleme serioze dhe me diskriminimin dhe perfshirjen e minoriteteve dhe grave ne votime. Letra mbyllet me kerkesen direkte per kongresin, departamentin e shtetit, ambasadave te ndryshme dhe OJQ-ve qe te marrin pjese si vezhgues dhe monitorues ne procesin zgjedhor.