OSBE-ja refuzon t’ia dorëzojë objektin AKP-së

Prishtinë, 30 gusht – Objekti ku është i vendosur misioni i OSBE-së në Kosovë së shpejti do të mbetet i zbrazët. OSBE-ja tashmë ka filluar punën në objektin e ri të marrë me qira në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Muajin tjetër, objekti shumëkatësh në qendër të kryeqytetit, i njohur si objekti i Bankës së Lubjanës, do të lirohet përfundimisht nga OSBE-ja. Por ky objekt nuk pritet të merret drejtpërdrejt nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, por atë OSBE-ja pritet t’ia dorëzojë UNMIK-ut edhe pse AKP-ja insiston se objekti duhet t’u dorëzohet atyre, shkruan Koha Ditore.
“Muajin tjetër OSBE-ja liron objektin, por nuk do t’ia dorëzojë AKP-së, por UNMIK-ut”, ka pohuar një burim i gazetës.
Zyrtarët e OSBE-së thonë se ende nuk e kanë liruar objektin tërësisht. Ata nuk dëshirojnë të komentojnë lidhur me atë se kujt do t’ia dorëzojnë objektin që tash dhjetë vjet e shfrytëzojnë pa asnjë kompensim.
“Misioni i OSBE-së nuk e ka liruar ende objektin ku e ka selinë e vet. Misioni do të ndjekë procedurat e duhura kur të jetë gati për ta liruar ndërtesën”, pohoi të dielën Edita Buçaj, zyrtare për informim në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka kërkuar nga OSBE-ja që objektin të cilin e ka shfrytëzuar deri më tani dhe ku është e vendosur akoma, t’ia dorëzojë AKP-së. Gjithashtu, AKP-ja ka bërë kërkesë tek misioni i OSBE-së që të caktojnë një takim të përbashkët për të diskutuar çështjen e qirasë. Por, sipas zëdhënësit, Ylli Kaloshi, Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka marrë deri më tani ndonjë përgjigje nga OSBE-ja.
”Agjencia Kosovare e Privatizimit ka kërkuar dhe ka insistuar që objekti ku është i vendosur OSBE-ja t’i dorëzohet Agjencisë dhe gjithashtu të ketë pranim-dorëzim të objektit. AKP-ja gjithashtu ka kërkuar dhe ka insistuar që të takohet me drejtuesit e OSBE-së për të diskutuar lidhur me çështjen e qirasë për shfrytëzimin e deritanishëm të objektit”, thotë Kaloshi.
Kërkesë për dorëzim të objektit kanë bërë edhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Marketingu”, që tash sa muaj proteston për lirimin e këtij objekti që ata pretendojnë se një pjesë është pronë e kompanisë së tyre.
Pas paralajmërimeve se misioni i OSBE-së do të largohet nga objekti të cilin e ka shfrytëzuar si seli qendrore, ka filluar edhe interesimi për marrjen me qira të këtij objekti. Ministria e Drejtësisë me qëllim të vendosjes në këtë objekt të Prokurorisë së Shtetit, Prokurorisë Speciale, Prokurorisë së Qarkut, Prokurorisë Komunale të Prishtinës, si dhe Prokurorisë së EULEX-it, është e para që ka shprehur interesimin për ta marrë në shfrytëzim këtë objekt.