Meta me ambasadorin kosovar: Rruga e shqiptarëve BE
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, priti sot në një takim në selinë e partisë, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.
Kreu i LSI vlerësoi se e vetmja rrugë për prosperitetin e qytetarëve tanë, por edhe të vendeve të tjera të rajonit, është rruga e integrimit evropian.
“Kjo, mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare, eliminimit të të gjitha barrierave dhe politikës konstruktive në rajon, në shërbim të interesave dhe të ardhmes së përbashkët”,- u shpreh Meta.
Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re në Tiranë, Meta i shprehu Ambasadorit Selimi mbështetjen e plotë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj rrugëtimit evropian dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë.
Nga ana e tij, ambasadori Selimi vlerësoi rolin dhe kontributin e z. Meta për afirmimin e Kosovës, si dhe vlerësoi asistencën e Shqipërisë në mbarëvajtjen e procesit integrues të shtetit të ri.
(el.me/BalkanWeb)