Bankat, Ministria e Brendshme ligj të ri për masat e sigurisë
TIRANE-Ministria e Brendshme ka ngritur një grup pune për hartimin e një projektligji për rrritjen e masave të sigurise në Bankat e nivelit të dytë pas ngjarjeve të fundit me grabitje.
Burime të kësaj ministrie bëjnë me dije se në plan-projektin paraprak është menduar që t’iu kërkohet të gjitha bankave të cilat operojnë në vendin tonë që në cdo filial të tyre të krijojnë kushte sigurie të një niveli të lartë duke filluar që nga xhamat antiplumb, pajisija me kamera sigurie si brenda ashtu dhe jashtë ambienteve të shërbimit.
Montimi i sinjaleve të alarmit lehtësisht të përdorshme të cilat duhet të jenë të lidhura me Komisariatet me të afërta. Mbyllje dhe hapje te telekomanduar të dyerve kryesore të filialeve bankare si dhe aspekte të tjera të cilat lidhen me kasafortat dhe sigurimin e shumave financiare në përdorim gjatë ditës.
Sipas informacione nga Policia e Shtetit aktualisht situata e sigurisë në këto banka lë shumë për të dëshiruar përsa i përket sigurisë së jetës së punonjëseve të bankave.
Monitorimi i situatës se Sigurisë fizike në banka aktulisht bëhet nga Banka Qëndrore e Shqipërisë.
(d.b/News24/BalkanWeb)