E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar sot se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, Topalli ka ka kërkuar bashkëpunim në reformat integruese si qëllimi i përbashkët për të dyja vendet.
 

“Një Ballkan i ndërlidhur me vendet fqinje dhe me një partner si SHBA-ja do t`i jepte një dinamikë të re zhvillimi,dhe do të jepte edhe një standart të ri për integrimin europian. Antarësimi i Ballkanit do ta lehtësonte edhe vetë BE-në në një sfidë sa politike aq edhe ekonomike” ka theksuar Topalli.
 

Në fjalën e mbajtur para deputetëve, Topalli është shprehur kundër dhunës dhe gjithë formave të manifestimeve të saj si jo vetëm të papranueshme, por edhe tejet anakronike.

Sipas Topallit, dhuna është metodë inferiore e luftës e si e tillë e papranueshme. “Kufijte qe dikur ishin muret tona, sot nuk kane me kuptimin e atyre te dikurshem, infrastruktura qe po ndertojme na afron edhe me shume. Ne jemi evropiane dhe si te tille duhet te jetojme e sillemi. Te jesh evropian do te thote te ndash te drejtat vlera, toleranca, ligji, barazia para ligjit, te drejtat e minoriteteve” theksoi Topalli.

Ndërkohë kryetarja e Parlamentit do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror në Maqedoni. Më herët Topalli është takuar me homologun e saj Trajko Veljanovski. Topalli do të zhvillojë takime të ndara edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov dhe takime tjera.

Në ditën e parë të vizitës, kryeparlamentarja Topalli ka takuar dy liderët e partive më të mëdha politike, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›