E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane-Elbasan, gati ne pranveren e ardhshme Eglantina Nasi

Vepra me e plote dhe me avangarde e infrastruktures shqiptare do te jete e gatshme pranveren e vitit te ardhshem. Ky ka qene cilesimi dhe afati konkret mbi perfundimin e kompletuar te punimeve, qe i eshte bere dje publikisht Autostrades Tirane-Elbasan nga dy perfaqesues te qeverise shqiptare, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe ai i Transportit, Sokol Olldashi. Gjate nje inspektimi te perbashket te punimeve qe ata kryen ne dalje te tunelit te Qafe-Kerrabes, dy ministrat u shprehen mjaft optimiste lidhur me ecurine aktuale te tyre, por edhe me finalizimin brenda parashikimeve kohore per kete projekt madhor infrastrukturor. Por gjate ketij inspektimi, behet me dije se te pranishem gjithashtu kane qene edhe deputete te qarkut te Elbasanit, si dhe drejtues te pushtetit vendor dhe lokal.

Konkretisht, ata vleresuan se Tuneli i Qafe-Kerrabes, pjese e autostrades Tirane-Elbasan, i cilesuar ne te njejten kohe si nje nga veprat me te medha publike ku po investon aktualisht qeveria, pritet te perfundoje punimet ne muajin maj te ketij viti. Sipas ministrit Olldashi, deri tani ka perfunduar 66 per qind e volumit te pergjithshem te ketyre punimeve, ndersa mbeten per t’u hapur dhe 700 metra tunel. “Te gjitha fondet jane te siguruara. Kjo rruge financohet me nje kredi te Bankes Islamike per Zhvillim. Dhe nuk ka asnje problem, as me sigurimin e fondeve, e as me disbursimet. Mjafton t’ju them se vetem per tunelin deri tani jane disbursuar 3.8 miliard leke te reja. Paralelisht punimet po vijojne edhe ne pjesen tjeter te rruges. Nuk ka probleme me fondet dhe shpronesimet e tokave”, - ka garantuar publikisht Olldashi. Ne kete menyre sipas tij, nuk ekziston asnje pengese per mosrealizimin e parashikimeve qe jane bere rreth ketij projekti madhor infrastrukturor ne vend. Duke konfirmuar me tej se ky projekt i madh infrastrukturor i qeverise shqiptare, po ecen sipas te gjitha parashikimeve dhe premtimeve te bera prej saj para qytetareve, mbi permbushjen e tij. Ndersa, nga ana e tij, ministri Imami do ta cilesonte kete tunel dhe autostraden ne teresi, si jashtezakonisht te rendesishme per zhvillimin ekonomik te gjithe qarkut te Elbasanit dhe jo vetem. “Ky tunel, kjo rruge eshte jashtezakonisht e rendesishme per zhvillimin ekonomik te gjithe qarkut te Elbasanit dhe jo vetem te rrethit te Elbasanit. Dua te falenderoj ne menyre te posacme kompanine, e cila duket qarte qe ka ecur mire. Puna per trasene e rruges po fillon nga te katerta anet, po fillon nga Elbasani drejt tunelit, nga tuneli drejt Elbasanit, nga tuneli drejt Tiranes, nga Tirana drejt tunelit, c’ka na jep garancine qe kjo rruge do te jete e gatshme pranveren e vitit te ardhshem”, - mesohet te jete shprehur ai. Perfundimi i Autostrades Tirane-Elbasan do te zgjidhe nje nga problemet me madhore te sistemit te transportit ne vend, si te mallrave, ashtu dhe te pasagjereve, pasi sjell nje shkurtim te ndjeshem ne kohe, distance dhe kosto te transportit mes kryeqytetit dhe qytetit te trete per nga madhesia ne vend.

Autostrada, premtimi i mbajtur i qeverise

E vleresuar si vepra me madhore qe Shqiperia po nderton, edhe nga vete kryeministri Berisha, ndertimi i Autostrades Tirane-Elbasan, perben ne te njejten kohe edhe nje premtim te mbajtur prej qeverise para qytetareve te saj. Me nje impakt absolut pozitiv per te gjithe Shqiperine juglindore dhe jugore, ajo po shkon drejt kompletimit te saj duke mos humbur kohe, sipas parashikimeve. “Nuk duhet te humbasim asnje dite, duhet te bejme cdo perpjekje qe t’i perfundojme sa me shpejt te tilla projekte”, - ka qene konkretisht cka kreu i qeverise ka lene porosi ne momentin e prezantimit te projektit teknik te kesaj autostrade.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›