E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon MD: Të jesh i pavarur s`do të thotë të mos japësh llogari

Pas akuzave të lëshuara nga Shoqata e Prokurorëve në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj të fundit. Në një deklaratë për shtyp MD sqaron se hartimi i raportit vjetor, periodik, përmban fakte të verifikuara përgjatë inspektimeve në terren të zhvilluara prej saj përgjatë një viti dhe se çdo fakt i paraqitur në të dhe çdo konkluzion i nxjerrë bazuar në faktet e paraqitura gjen mbështetje në inspektimet e veçanta të zhvilluara. Por shton se te jesh institucion i pavarur, nuk do te thote te mos japesh llogari, dhe procesi i llogaridhenies eshte proces vital per konsolidimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi.
 

“Çdo konkluzion i nxjerrë përmban arsyetimin ligjor të faktit të konstatuar. Cdo pjese e ketij raporti, i eshte derguar ne kohe ne ndryshme zyres se Prokurorit te Pergjithshem dhe Institucionit te Presidentit. Dergimi i Raportit periodik vjetor eshte detyre e Ministrit te Drejtesise në zbatim të nenit 56 të ligjit nr. 8737/2008 "Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSHRritja e përgjegjshmërisë së institucioneve të drejtësisë, ndaj ligjit dhe Kushtetutës është nje shqetësim real, për publikun shqiptar, dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar. Respektimi i institucioneve dhe i pavarësisë së tyre, ështe absolutisht, po aq e rëndësishme sa përballja e tyre me ligjin. Përgjegjshmëria ndaj Kushtetutës dhe ligjeve janë komponent i qënësishëm i ndarjes së pushteteve dhe premisë bazë për një Te jesh i pavarur, nuk do te thote te mos japesh llogari, dhe procesi i llogaridhenies eshte proces vital per konsolidimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi.Në fokus të inspektimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisëgjate nje viti, ka qenëverifikimi i politikës penale .Objekti i inspektimeve është përcaktuar në përputhje me shqetësimin dhe ankesat e publikut, mbi ushtrimin e njëpolitike penale të gjatë vitit të kaluar nga prokuroria, duke aplikuar masa të ulëta dënimi.Një politikë penale e padrejtë jep sinjalin më negativ sepse sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë agresive sigurinë publike të qytetarëve. Ministria e Drejtësisë respekton maksimalisht pavarësine e institucionit, duke i bërë të ditur se askush nuk ështëi pakontrollueshëm. Parimi i ndarjes së pushteteve, siç ka interpretuar edhe Gjykata Kushtetuese, nuk duhet kuptuar që çdo pushtet është i mbyllur dhe i pakontrolluar nga askush. Në këtë kontekst është detyrë funksionale e Ministrisë së Drejtësisë që në zbatim të Kushtetutës së vendit të kontrollojë dhe inspektojë organin e prokurorise. Në zbatim të të njëjtit kuadër ligjor, gjetjet e çdo inspektimi i janë vënë në dispozicion Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës, në kohën e duhur, menjëherë pas përfundimit të çdo raporti inspektimi. Sigurisht që, në respekt të detyrimeve ligjore, shoqata e prokurorëve nuk është njoftuar për rezultatet e këtyre inspektimeve” –thuhet në deklaratë.

Në përfundim Ministria e Drejtësisë garanton se veprimtaria e saj është e orientuar për drejt profesionalizmit te larte dhe respektimin e shtetit të së drejtës ku sundon ligji dhe Kushtetuta dhe gjen rastin të inkurajojë të gjithë prokurorët e ndershëm te Republikes për një luftë pa kompromis me krimin ne cdo forma qe shfaqet ai.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›