Vlore specialet arrestojne grabitesin

Si rezultat i operacionit të koduar “EUROMAX” nga policia e Vlorës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i Shkëlqim Maliq Bërdëllima, 38 vjec , banues në lagjen “24 Maj“, pasi nga hetimet e kryera dhe nga dokumentimi ligjor ka rezultar se është autor i ngjarjes, ku menaxherit të një supermarketi në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, nën kërcënimin e një arme zjarri i ka marrë 580 mijë lekë të reja dhe është larguar menjëherë. Arrestimi i tij është bërë nga efektivat e Drejtorisë së Qarkut Vlorë të mbështetura edhe nga forca speciale të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar kriminale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal pasi shtetasi i mësipërm dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës.