E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Bejrut: Të shtohet biznesi libanezë në Shqipëri

Gjatë takimit, të dy homologët shkëmbyen mendime mbi rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh, i cili do të konkretizohet së shpejti me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme në fushën ekonomisë me heqjen e taksimit të dyfishtë, nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, në fushën e kulturës, turizmit, mjekësisë, etj.

Të dy ministrat ranë gjithashtu dakord për mbajtjen së afërmi të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik mes Shqipërisë dhe Libanit, me qëllim shtimin e numrit të investitorëve libanezë në Shqipëri.

Chami e njohu Metën me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe vlerësoi qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë në favor të një zgjidhjeve paqësore të tij, në përputhje me angazhimin e komunitetit ndërkombëtar, rezolutat e OKB-se dhe qëndrimet e BE-së.

Gjatë qëndrimit në Bejrut, Meta u prit edhe nga kryetari i Parlamentit të Libanit Nabir Berri, me të cilin bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë parlamentar. Meta i kërkoi Berrit angazhimin e Libanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në dritën e zhvillimeve të reja pas dhënies së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila cilësoi se akti i shpalljes së pavarësisë nuk është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›