Shqipëria, vend me standarde evropiane- hapa konkretë drejt integrimit

Zëvendëskryeministri Meta takon presidentin serb, Tadiç. Presidenti serb uron liberalizimin e vizave të Shqipërisë me Bashkimin Europian
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta u takua sot në Beograd me Presidentin e Republikës së Serbisë, Boris Tadiç. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta, ndodhet në Beograd me ftesë të Tadiç për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike Serbe. Numri dy i qeverisë shqiptare gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Serbisë, Boris Tadiç, u ndalën gjerësisht në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimi i zhvilluar dje pasdite mes dy politikanëve ka prekur edhe shumë çështje me interes të përbashkët. Biseda u ndal gjerësisht në rritjen e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht shkëmbimit ekonomik mes të dy vendeve. Tadiç e Meta kanë folur edhe për integrimin evropian të dy vendeve drejt familjes evropiane. Kreu i LSI-së shoqërohej në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama si dhe zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj. Gjithashtu Tadiç, duke inkurajuar Shqipërinë për reformat e bëra në drejtim të integrimit në BE, uroi zëvendëskryeministrin Meta për Liberalizimin e vizave. Kjo është hera e dytë që Meta takohet me Tadiç brenda një viti. Më herët në postin e kreut të diplomacisë shqiptare, Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua edhe me kreu e shtetit serb.
...