E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatori i Rreshenit kampion ne volejboll per femra

Dikur ka qenë Krutja, sot është Rrësheni. Minatori, skuadra e volejbollit të vajzave të këtij qyteti, fitoi titullin e dytë radhazi kampion të Shqipërisë, duke mbyllur me suksesin 3-1 finalen e plej ofit ndaj UMB-së.
Mirditoret e drejtuara nga trajneri Hasan Gurabardhi dhe të financuara nga sponsorët Troplini e Çekaj dhe nga bashkia e qytetit, triumfuan në ndeshjen e katërt luajtur në sallën “Fahrie Hoti”, me rezultatin 3-1. Skuadra mike fitoi setin e parë 25-22, pastaj e pati më të lehtë në të dytin, me shifrat 25-18, ndërsa në të tretin vajzat e Kreshnik Tartarit kanë qenë të vendosura duke fituar 25-17.
Tepër i gjatë seti i katërt në të cilin u shënuan plot 64 pikë. Minatori fitoi 33-31 me pikën e fundit të realizuar nga kapitenja Malvina Tuci.
Entuziazmi ishte tepër i madh në fund të ndeshjes, aq më tepër që në sallë ndodheshin shumë tifozë mirditorë të ardhur nga Rrësheni dhe që festuan titullin e dytë historik të skuadrës së tyre të volejbollit.
Në përfundim, ishte sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Leonard Tase, që i dorëzoi kapitenes Tuci kupën e kampionatit, në një atmosferë të shkëlqyer.
Minatori ishte gjatë gjithë sezonit një skuadër shumë e fortë, ndërsa rivalet kryesore të saj ishin Tirana dhe UMB Volej. Nën drejtimin e trajnerit Gurabardhi, kampione u shpallën volejbollistet Sema, Përgjetani, Xhyliu, Harxhi, Prenga, Gjermeni dhe dy motrat Tuci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›