Meta në Kabul, Shqipëria për herë të parë si anëtare e NATO-s

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit në Afganistan
Kabul, 20 Korrik 2010 NOA Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit, e cila u zhvillua në vijimësi të Konferencës së Londrës për Afganistanin.
Në Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit organizuar nga Qeveria e Afganistanit në bashkëpunim me OKB, morën pjesë përfaqësues të lartë politikë nga më shumë se 70 vende, organizata ndërkombëtare, rajonale dhe institucione financiare.
Mes të pranishmëve nga Komuniteti Ndërkombëtar ishin edhe Sekretarja e Shtetit të SHBA znj. Hilari Klinton, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë z. Franko Fratini, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës z. Bernard Kushner, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar z. William Hague, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së z. Ban Ki Moon, etj.
Është hera e parë që një Konferencë e Ministrave të Jashtëm zhvillohet në Kabul dhe që organizohet nga Qeveria e Afganistanit. Pas Konferencës, Komuniteti Ndërkombëtar dhe Qeveria e Afganistanit shprehën përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj popullit afgan, si një shenjë e rinovimit të partneritetit të tyre në shërbim të sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë në Afganistan.
Gjatë Konferencës, z. Ilir Meta mbajti një fjalim rreth kontributit që Shqipëria jep në kuadër të ruajtjes së sigurisë në Afganistan, përpjekjeve për ripajtim dhe rindërtim si dhe rreth fazave që duhen ndjekur për një tranzicion të balancuar.
Meta vlerësoi se për realizimin e një tranzicioni të pakthyeshëm ne duhet të jemi të aftë të trajtojmë siç duhet çështjet politike të cilat kanë ndikim direkt mbi sigurinë, duke bërë njëkohësisht të mundur gjetjen e zgjidhjeve të duhura, të cilat mund të zbatohen me sukses në terren.
Për këtë qëllim, - tha z.Meta, - ne duhet të integrojmë përpjekjet ushtarake dhe civile në mbështetje të institucioneve tradicionale Afgane si, Shuras dhe Jirgas, të cilat nga ana e tyre mund të ofrojnë mundësi me përfitim për një zgjidhje të re të brendshme politike.
Sigurisht që pajtimi, - theksoi z.Meta, - duhet të jetë pjesë e kësaj zgjidhjeje politike, ku rolin kryesor duhet ta luajnë vetë Afganët.
Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e rastit pas aq shumë vitesh konfliktesh; ndërkohë, ne besojmë se pajtimi duhet të jetë një kusht i domosdoshëm për një paqe të qëndrueshme. Gjithsesi, një pajtim i tillë duhet të mbështetet mbi dy kushte bazë të cilat janë të panegociueshme; denoncimi i dhunës dhe terrorizmit dhe respektimi i Kushtetutës Afgane, duke përfshirë të drejtat e grave, fëmijëve dhe pakicave, - ka deklaruar z.Meta.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")