Rama: Lidershipi socialist pengesë për bashkëpunim
07/01/2009 LSI-ja akuza për PS-në
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk resht së shigjetuari lidershipin e Partisë Socialiste. Në qëndrimin më të fundit të ardhur nga LSI-ja vihet sërish theksi në mungesën e vullneti që karakterizon drejtuesit e PS-së për të bashkëpunuar me partitë e majta. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI Luan Rama vuri në dukje gjatë një komunikimi me mediet se hapësirat për dialog në funksion të bashkëpunimit që mundëson maksimalizimin e votës së opozitës janë gjithnjë të pranishme. “Ajo çfarë ka munguar lidhet me mungesën e vullnetit politik të drejtuesve të PS-së, të cilët të tërhequr në bashkëpunim, për arsye jo parimore dhe jo në interes të vendit dhe të opozitës, janë bërë deri tani pengesë për të realizuar bashkëpunimin. LSI-ja mbetet konstante në angazhimin e vet për bashkëpunim parimor dhe në të mirë të realizmit të zgjedhjeve në përputhje të standardeve demokratike dhe evropiane”, - tha Rama.