Tiranë, plagosje më armë te “Vasil Shanto”
TIRANë- Plagosje me armë në Tiranë . Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00. Një person ende i paidentifikuar është plagosur rëndë në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” . Mësohet se i plagosuri me armë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, por gjendja e tij është e rëndë.
Menjëherë në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie, por shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
(m.a/BalkanWeb)
Menjëherë në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie, por shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
(m.a/BalkanWeb)