Ruci në “5 pyetje nga Babaramo”: PS sërish gati për tryezë dialogu
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci ka deklaruar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se opozita do të vazhdojë të kërkojë kompromis për zgjidhjen e krizës politike edhe pse komisioni i ngritur nuk i mori parasysh nismat e PS. Sipas tij të majtët do të jenë në sallën e Kuvendit ditën e enjte, për të kërkuar kompromisin e munguar, madje nuk përjashtoi as faktin e pjesëmarrjes në një tjetër tryezë të thirrur nga presidenti.
“Do të jemi të enjten në parlament për të kërkuar negociata. Për të bërë transparencë jemi të gatshëm të dialogojmë edhe në një tryezë të thirrur rishtazi nga presidenti.” – u shpreh Ruci.
Ndërsa ngritjen e komisionit hetimor për transparenën e zgjedhjeve të 28 qershorit, Deputeti socialist e sheh sit ë njëanshëm, prandaj deklaron që PS nuk do të marrë pjesë në të. “Komisioni hetimor i ngritur është i njëanshëm. Komisioni nuk jep zgjidhje, nuk ka sinjale për transparencë” – theksoi Ruci.
(vazhdon)