E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Kroaci, takime zyrtare me drejtuesit e shtetit

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, u nis pasditen e djeshme per nje vizite zyrtare ne Kroaci, me ftese te Ministrit kroat te Puneve te Jashtme dhe Integrimit Evropian, Gordan Jandrokovic. Permes nje njoftimi nga zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme mesohet se gjate vizites, vec bisedimeve zyrtare ne Ministrine kroate te Puneve te Jashtme dhe Integrimit Evropian, Meta, do te pritet ne takime te vecanta nga Presidenti i Republikes se Kroacise, Ivo Josipovic, nga Kryeministrja, Jadranka Kosor dhe nga Kryetari i Parlamentit, Luka Bebic. Gjate qendrimit te tij ne Zagreb, kreu i diplomacise shqiptare pritet te takohet edhe me perfaqesues te komunitetit shqiptar qe punon e jeton ne Kroaci. "Gjate kesaj vizite Meta do te diskutoje me personalitetet me te larta kroate ceshtje qe kane te bejne me thellimin e bashkepunimit dypalesh ne te gjitha fushat, me integrimin evropian, levizjen e lire, konsolidimin e bashkepunimit ne gjirin NATO-s, si dhe me bashkepunimin rajonal", ben te ditura zyra e shtypit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›