Meta në Paris, takim me homologun Kushner
Liberalizimi i vizave, integrimi europian i Shqipërisë, bashkëpunimi ekonomik do të jenë në qendër të bisedimeve që pritet të zhvillojë sot kryediplomati shqiptar, Ilir Meta me homologun francez, Bernard Kushner. Burimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se zoti Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Paris. “Z. Meta dhe z. Kushner do të diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe, me fokus të veçantë thithjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, - thuhet në njoftimin për axhendën e takimeve të ministrit të Jashtëm. Sipas tij, dy kryediplomatët do të bisedojnë rreth perspektivës europiane të Shqipërisë, hapave që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare për përmbushjen e kritereve në proceset e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian, si dhe rreth mbështetjes që Franca është duke dhënë në këtë drejtim. Po ashtu, ministrat Meta dhe Kushner do të bisedojmë edhe për rolin e Francës në integrimin e Ballkanit, politikat e Tiranës zyrtare në rajon dhe bashkëpunimin në kuadrin e nismave ndërkombëtare.
11 Qershor 2010