E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, kërcim, por pa lëvizur

Një sërë dyshimesh për manipulime zgjedhore kanë paralizuar Shqipërinë

Një këngë shqiptare e kohës së komunizmit i thurte lavde kërcimit sfidues të vendit në gojën e ujkut (imperializmi perëndimor). Tani shqiptarët janë duke turfulluar në titujt që i bëjnë ata të kërcejnë në gojën e krokodilit (Bashkimi Europian). Më 19 maj, krerët e dy blloqeve kryesore në Parlamentin Europian thirrën në restorantin “Au Crocodile” në Strasburg, për të sheshuar diferencimet, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama.
Shqipëria është e paralizuar që prej zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të qershorit të kaluar, për të cilat zoti Rama pretendon se janë vjedhur nga Partia Demokratike e zotit Berisha. Gjatë muajve të fundit socialistët kanë bojkotuar Kuvendin, kanë zhvilluar protesta dhe realizuar grevë urie. Zoti Berisha thotë se nuk ekzistojnë prova për ndërhyrje. Megjithatë, një hetim brenda një kutie votimi ka gjetur se pjesa më e madhe e votave ishin nga persona që ishin jashtë vendit, apo që nuk kishin një dokument identiteti që i lejonte ata për të votuar.
Darka në “Au Crocodile” nisi me disa gatime të servirura në pjata që simbolizonin ekzistencën e shpirtit të kompromisit, një rrugë europiane e realizimit të gjërave. Por, pastaj, parlamentarët europianë, në mënyrë të egër, shkuan te pika; Shqipëria ka aplikuar për statusin e kandidatit të BE-së. BE-ja u kërkon aplikantëve që demokracia të jetë mirëfunksionuese. Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme të PE-së thotë se do të rekomandojë shtyrjen e kërkesës së Shqipërisë nëse zoti Rama dhe zoti Berisha nuk e zgjidhin çështjen.
Shqipëria nuk do t’i bashkohet shpejt BE-së, por sherri mund të pengojë përpjekjen e saj për t’u garantuar e drejta e udhëtimit pa viza brenda zonës “Shengen” të 25 vendeve europiane. Nëse një vendim i tillë është vënë mbi akull për shkak të bllokimit politik, shqiptarët do të xhindosen dhe zoti Berisha do t’i zbrazë fajet te zoti Rama. Por, zoti Rama thotë se për hir të rrethanave nuk mund të hiqesh se çdo gjë është mirë në Shqipëri.
Analisti Albert Rakipi thotë se konflikti të bën të kuptosh se Shqipëria ka “çuar dëm një vit”, pasi është përdorur shumë keq për reformat e domosdoshme. Ajo çfarë irriton shumë veta është se nuk ka më kohë për të humbur pasi ndodhen një varg sfidash për zgjedhjet vendore të vitit tjetër.
Në letër, Shqipëria është një nga të paktat vende europiane që nuk e sheh tkurrjen e ekonomisë së saj gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat e një numri të madh emigrantësh shqiptarë kanë rënë, por jo pak emigrantë janë kthyer në vendin e tyre pas shumë kohësh, sidomos pas rënies shkatërruese të Greqisë.
Megjithatë, shumë veta dyshojnë se statistikat janë shtrembëruar për shkak të një investimi madhor në autostradën Shqipëri–Kosovë dhe se kriza thjesht është zhvendosur.

Në tremujorin e fundit të vitit 2009 rritja e GDP-së u tkurr në 0.8%. “Unë nuk i kam parë kurrë gjërat kaq keq”, - thotë Ylli Sula, botues i një gazete të specializuar për njoftime. Biznesi i tij është duke lulëzuar përmes: shqiptarët janë gati t’i shesin gjërat për pak para.

11 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›