E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Parullat ne Himare provokime per zgjedhje

Deklarata Apeli

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet reagoi dje kunder atyre qe ajo i konsideroi si provokime te qarqeve nacionaliste greke nje referim i saj per parullat greqisht qe jane konstatuar ne rrugen nacionale Vlore-Sarande dhe ne qytetin e Himares. Per ne keto provokime ne prag te zgjedhjeve te 8 majit nuk jane gje tjeter vecse rritje e tensionit kombetar me qellim perfitimin politik te disa individeve te vecante... tha sekretari politik i PDIU-se Ardian Tana. Ai i ka cilesuar ato si nje rast i perseritur me sfond nacionalist dhe provokues per te cilat ka kerkuar nje reagim institucional dhe nje hetim edhe nga ana e Prokurorise se Pergjithshme. Parullat e shkruara ne mes te nates nuk jane provokimi i pare qe i behet ketij vendi ndaj ne kerkojme me force reagimin e institucioneve shteterore duke nisur nga prokuroria qe te vendosin perpara drejtesise autoret e ketyre akteve vijoi Tana. Nisur nga keto ngjarje PDIU ka dale edhe me nje propozim politik konkret sipas te cilit u sugjerohet forcave kryesore qe te harmonizojne forcat drejt nje kandidati te perbashket ne Himare. Ne u bejme thirrje forcave politike ne Himare qe te distancohen dhe te kunderpergjigjen ndaj ketyre provokimeve. Ne u bejme thirrje dy forcave te medha politike qe te mbeshtesin nje kandidat te perbashket ne Himare deklaroi sekretari politik i PDIU-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›