E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Kryeministri nuk ka paguar taksat si qytetar

Deklarata Nenkryetari i grupit te PS-se akuzon Berishen

Pas akuzave politike Partia Socialiste i ka shtuar listes edhe ate per evazion fiskal. Shenjester edhe ne kete rast eshte Kryeministri Sali Berisha per te cilin dje numri dy i grupit parlamentar te selise roze Eduard Shalsi ka nxjerre ne evidence nje element qe nuk ishte bere i njohur me pare. Ne u interesuam prane njesise bashkiake se sa taksa ka paguar gjate vitit te kaluar qytetari Sali Berisha dhe sa do te paguaje dhe mesuam qe ky qytetar ka paguar 3 taksa gjate vitit te kaluar dhe 2 taksa kete vit tha Shalsi. Kete sjellje fiskale te kreut te qeverise deputeti Shalsi e ka vleresuar si pjese te vepres se evazionit fiskal qe eshte nje akuze mjaft e rende per dike qe ne pergjithesi menaxhon taksat dhe detyrimet e te gjithe qytetareve shqiptare. Ne kete drejtim Shalsi nuk ka munguar qe te beje ironi edhe me premtimin e kandidatit demokrat Lulzim Basha per reduktim te taksave vendore te cilat edhe me kete rast duket se nuk e amnistojne Sali Berishen nga detyrimet. Nuk dime te themi se cfare ndodh kandidati i radhes thote qe jane 82 nga te cilat do ti zbrese 60. Por dy jane mundesite ose Sali Berisha ka bere evazion fiskal duke mos paguar 79 taksa ose kandidati i tij i radhes Luli i coroditur nuk e ka idene se per cfare flet dhe thote cdo lloj gjeje qe i vene ne goje nenvizoi deputeti i majte. Edhe pse ne kontekstin e fushates elektorale akuza ne fjale eshte nje risi edhe per kulturen politike shqiptare e cila i prezanton hipokrizine dhe arrogancen qytetareve sidomos gjate plotesimit te formularit per deklarimin e pasurise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›