E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Spoti i PS-se nuk eshte ndaluar te jepet

Vetem pezulluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar dje opinionin publik rreth vendimit per te ndaluar transmetimin e spoteve televizive Kush eshte Luli dhe Kurre me. Zedhenesi Arti Lushi deklaroi se vendimi eshte i bazuar ne ligj dhe niset nga propozimi i bordit te monitorimit te medias i cili ka konstatuar se ne keto dy spote nuk eshte i dukshem simboli i subjektit porosites. Ne reklamat politike Kush eshte Luli dhe Kurre me te transmetuara nga televizionet TV Vizion Plus TV Top Channel TV Ora News dhe TV News 24 nuk identifikohet subjekti zgjedhor qe ka paguar dhe ne favor te te cilit transmetohen keto reklama. Per kete arsye Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi vetem masen e bllokimit te transmetimit te reklamave te mesiperme tha Lushi. Ai ka vijuar me informimin e opinionit rreth bazes ligjore qe ka sherbyer ne kete rast duke nenvizuar se asnje motiv tjeter pervec shkeljes juridike nuk ka motivuar vendimin e KQZ-se. KQZ-ja garanton subjektet zgjedhore qe te paraqesin lirisht reklama politike gjate periudhes zgjedhore pa kufizuar permbajtjen e tyre. Per arsyen e mosidentifikimit te subjektit zgjedhor dhe ne asnje rast per permbajtjen e reklamave te mesiperme si dhe duke u bazuar vetem ne dispozitat e Kodit Zgjedhor KQZ-ja urdheroi bllokimin e transmetimit te tyre deri ne momentin qe subjekti politik i cili e ka porositur transmetimin ose televizioni qe e transmeton te qartesoje gjate transmetimit te ketyre reklamave subjektin zgjedhor per llogari te te cilit transmetohet reklama shtoi Lushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›