Fushata me vakum mandatesh ne ekzekutiv
Zyrtarizimi i kandidaturave per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011 ka sjelle disa ndryshime te karakterit politik dhe institucional. Pervec levizjeve ne Kuvendin e Shqiperise ku disa deputete kane lene mandatin e tyre per tiu kushtuar gares per mandatin e te zgjedhurve lokale 8 maji ka prekur edhe drejtimin e qeverise Berisha ne dy dikastere te vetat. Ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe ish-ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferraj jane aktualisht dy funksionare te larguar te cilet kane krijuar per pasoje boshllek institucional. Ky eshte nder te rrallat raste pas vitit 2007 kur ish-ministri i Brendshem Sokol Olldashi hyri ne gare per Tiranen qe funksionare te qeverise lene detyren per te kerkuar nje mandat lokal.