E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në SHBA: Zgjedhjet, sfida e Shqipërisë

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili gjendet për një vizitë në SHBA, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me temë “Duke përfunduar misionin e Amerikës në Ballkan”, në drejtimin e drejtorit të saj, Janush Bugajski. Meta vlerësoi angazhimin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe veçanërisht së fundmi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. “Ky proces duhet të vazhdojë me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Por, rajoni nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i sigurisë”, u shpreh në këtë konferencë Ilir Meta. Sipas tij, janë standardet demokratike, forcimi i institucioneve demokratike, respekti për minoritetet dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, ato që garantojnë paqen dhe sigurinë e qëndrueshme. Prandaj, Shqipëria ka si sfidë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të merituar statusin e saj si vend anëtar i NATO-s. Më tej, Meta theksoi se angazhimi amerikan në rajon duhet të vazhdojë edhe në drejtim të zhvillimit të tij ekonomik, në rritjen e bashkëpunimit dhe ndërvartësisë midis vendeve, sidomos përsa i përket projekteve në fushën e energjisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›