E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Edi Rama, rival pa substancë

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë takimeve të saj në komunat e Gruemirës dhe Hotit, sulmoi ashpër kryetarin e PS-së, Edi Rama. “Unë nuk kam parë në këto 17 vjet asnjë nga kundërshtarët e mi politikë që të jetë më poshtë se kryetari i Bashkisë së Tiranës. Unë nuk kam parë një kundërshtar politik që të jetë pa substancë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës, që të jetë pa ide, pa koncept, tamam si ato enët boshe, enë që bëjnë vetëm zhurmë. Ju e dini nga fizika, vetëm enët boshe bëjnë zhurmë, ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës e vetmja gjë që di të bëjë është të shpifë dhe të gënjejë, tamam si një gënjeshtar serial katër vjet rresht, 4 vjet rresht përmes zëvendësve të tij brenda apo jashtë Parlamentit”, tha Topalli. Kryeparlamentarja ishte e ftuar në ceremoninë e përvjetorit të ngritjes së flamurit në Deçiq, në 6 prill të 1911, nga patrioti Ded Gjon Luli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›