E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza e dialogut,Meta shprehet optimist

Ilir Meta është optimist për bisedimet mes Edi Ramës dhe Sali Berish ës për zgjidhjen e krizës politike në vend. Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij në Slloveni. Samuel Zbogar shefi i diplomacisë shqiptare konfirmoi faktin se mazhoranca nuk shkel vendimet e gjykatave, ndërsa shprehu besimin se kreu socialist do të ndërgjegjsohet. Z.Meta ka thënë dhe që do të gjehet mënyra e rinegoccimit të marrëveshjes me Greqinë.
Gjaztë vizitës së tij në Slloveni Meta është pritur në një takim edhe nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Dr Danilo Turk. Presidenti Turk, u shpreh se përkushtimi politik i Sllovenisë ndaj Shqipërisë do të mbetet i fortë dhe se ky përkushtim duhet të konkretizohet tashmë edhe në terma ekonomikë. Në këtë kuadër, Turk kujtoi se hapja e kompanisë Merkator në Shqipëri, pak kohë pas vizitës së tij në Tiranë , i ka dhënë një sinjal të fuqishëm edhe investitorëve të tjerë sllovenë për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›