Meta në Tetovë për Pavarësinë: Vitet e ardhshme, vite të bashkimit
Maqedoni- Me ftese te Kryetarit te Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni Menduh Thaçi, kryetari i Lëvizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta, mori pjese ne ceremonine festive te 100 Vjetorit te Pavaresise ne Tetove.
Meta, ne kuader te fesimeve mori pjese ne zbulimin e pllakes dhe fotografise perkujtimore te ish-kryetarit te PDSH Arben Xhaferri ne qender te Tetoves, ne prani te mijera qyetareve dhe bashkekombasve.
Me pas ceremonia u transferua ne Pallatin e Kulturës ku u mbajt Akademia Solemne me pjesemarrjen e qindra qytetareve, gjate se ciles u mbajt nje minute heshtje ne nderim te zotit Arben Xhaferri.
Gjate ketij manifestimi, kreu i LSI-së mbajti nje fjalim duke shprehur mbeshtetjen e Shqiperise dhe ne vecanti te Levizjes Socialiste per Integrim per shqiptaret e Maqedonise dhe te drejtat e tyre.
“Por sot ne kremtojme nje Shqiperi te qendrueshme, anetare ne NATO, nje Kosove te pavarur, kremtojme sakrificat e shqiptareve ne Maqedoni, ku PDSH ka luajtur nje rol te jashtezakonshem”, Meta.
Ai gjithashtu theksoi se “100 vitet e ardhshme do te jene vitet e lulezimit te kombit tone dhe te bashkimit te te gjithe shqiptareve. Ndaj e ardhmja duhet te vere ne vend padrejtesite qe i jane bere kombit tone”.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: