E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset makina me trajlerin, një i plagosur

Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur pak minuta më parë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur i plagosur nje shtetas. Menjëherë pas përplasjes, i lënduari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u transportua drejt Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje pak çaste pas aksidentit, ndërkohë që nga provat e mbledhura në vendgjarje si dhe ekspertiza, rezulton se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e veturës.

Automjeti tip Pasat është përplasur në pjesën e pasme të një trajleri për të perfunduar më pas në kanalin në anë të superstradës.

Si pasojë e këtij aksidenti, korsia e autostradës me drejtim Durrësin u bllokua për rreth 1 orë. Pas ndërhyrjes së policisë, qarkullimi u normalizua duke orientuar lëvizjen e një pjese të automjeteve në rrugën dytësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›