Meta në “360 Gradë”: Noka kërcënon me polici në Kukës, Presidenti të ndërhyjë
TIRANË-Kreu i LSI, Ilir Meta tek Artur Zheji në emisionin “360 Gradë” të enjten në mbrëmje ka folur mbi temën “Sfidat e Ilir Metës.
Një nga cështjet që akuzuat dhe sot nga Berati ishte rruga në jug, aksi i jugut. Pse nuk u bë në këto 4 vite?
Sepse nuk ka pasur një vullnet real për të mbështetur qarkun e Beratit dhe së dyti politikat e kësaj qeverie kanë pasur si politikë kryesore një populizëm në menaxhimin e buxhetit. Rruga e vjetër është ende në gjendje skandaloze dhe as mbushja e gropave nuk është bërë.
Është hedhur pak asfalt?
Po këto 2-3 javët e fundit për fushatë, por është turp që nuk është bërë.
Pse s’u bë rruga?
Sepse janë hedhur lekët për lobim në SHBA, për kompaninë ‘Podesta’
Si mund ta krahasoni fushatën e sotme me vitin 2009?
Janë të ndryshme për kohë të ndryshme. Kjo fushatë ka sfidat e saj, por LSI hyn pas 2 eksperiencave të viteve 2005 e 2009 pa llogaritur zgjedhjet vendore dhe ajo që është më e rëndësishmja, LSI është për herë të parë pjesë e administrimit zgjedhor, përfaqësohet në të gjitha komisionet, qëndrat e numërimit dhe komisionet zonale që do të thotë se votuesit tanë hyjnë me garanci të plotë se vota e tyre është e paprekshme se ne me prezencën tonë do të jemi garanci për transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, jo vetëm për mbrojtje të votës së LSI, por të cdo shqiptari.
Më pelqen optimizmi juaj z Meta, por z Tavo nuk ndan të njëjtin optimizëm ku u ankua me të madhe ku z angjeli, ruli janë duke i vjedhur votat? Si qëndron e vërteta?
E vërteta qëndron se e majta e ka humbur në vitin 2009 për shkak tëkëtyre intrigave dhe mendoj se Gjirokastra këto i ka të qarta
Kush i gatuan këto detaje?
Mos ti hyjmë në të thella, por dua të shtoj se z Tavo ka mbështetje të plotë. Absolutisht se ai do jetë një nga deputetët e konfirmuar dhe detyrimisht brenda koalicionit forcat politike duhet të bëjnë fushatë pozitive dhe jo të përpiqen të dëmtojnë kolegët e tyre.
PS e ka të qartë kë ka kundërshtar në Gjirokastër?
Besoj se e ka të qartë, dhe do japin mbështetje për z Tavo.
Shumë tension, shumë presion, ja vlen politika?
Besoj se çdo profesion ka tension, sfida përkatëse, trazira, por ja vlen kur ke mbështetje dhe mbështetje në rritje.
Kanë lindur disa shqetësime dhe në rastin e Kukësit ku keni thënë se veprimet e z Noka, ministër i Brendshëm janë të paligjshme.
Besoj se e kanë të qartë sa të rrezikuara janë zgjedhjet, sidomos për aq formim sa ka ministri i Brendshëm,. Më mirë e dinë situatën atje qytetarët e Hasit e Tropojës dhe të gjitha këto ëndrra që sheh ministri janë një frikë e madhe nga rezultati zgjedhor që ka ministri dhe në forma presione të ndryshme bëjnë presione, u marrin makinat, ua cojnë në komisariat, u bastisen shtëpitë.
Ky është denoncim shumë i rëndë z Meta
Ky është realitet i rëndë dhe janë vënë në dijeni dhe ndërkombëtarët
Z Noka kërcënon nga ana tjetër me ligjin
LSI e njeh shumë mirë ligjin, por ai që nuk e njeh është ministri në fjalë dhe kjo është një gjuhë e tejkaluar dhe Shqipëria sot është një vend i NATO që aspiron BE dhe i ka tejkaluar këto.
Cili është krimi që po ndodh në Kukës?
Krim është përdorimi i policisë, FNSH, SHISH për terror ndaj popullsisë, i bëj thirrje presidentit të Republikës që të vejë në shërbim të ligjit këto forca. Këto janë presione të dëshpëruara të Nokës.
Si do reagojë Nishani, se është president dhe në sajë të votës suaj?
Duhet të reagojë si president i Republikës...
Në qytete të tjera ka situata të tilla analoge?
Kukësi është situatë ekstreme se këtu nuk vihet në pikëpyetje cështja e një mandati apo një barazimi që pritet të ndodhë në Kukës, por këtu ministri i Brendshëm ndjehet i sfiduar në atë bahcen e vet si e konsideron ai Kukësin, ndërkohë që kuksianët janë pronarë të vetes. Dhe sa më shumë t’u bësh presion aq më shumë ndëshkohesh prej tyre.
Po në qarqe të tjera?
Roli që ka ministria e Brendshme është i rëndësishëm, por dihet militantizmi i madh i Nokës, dihet devotshmëria ndaj Doktorit, por dhe gabimet që do bëjë që nuk do ndihmojnë Doktorin, por prapë flamuri do e pësojë. Unë besoj se i prish punë doktorit, kjo dëmton imazhin e zgjedhjeve prandaj formant ë tilla duhet të mbeten jashtë eksperienca të tilla, kandidatët duhet të zbatojnë ligjin, por është turp që të ndalohet djali i kryetarit të bashkisë së Kukësit se babai i tij është pozicionuar me LSI. I kanë dalë 20 veta me automatike
A ka pasur ndonjë denoncim tjetër përvec këtij?
Janë bërë sipas ligjit por ne nuk humbasim qetësinë ndaj këtyre veprimeve antiligjore të ministrit. Ka shqetësime, ka tensione por Kukësi po kthehet në një vatër të ndezur dhe pakuptim se njerëzit duhet të shprehin qëndrimin e tyre larg presioneve.
Ambasadori Sequi ka thënë se ka akoma kohë që mund të korrigjohet KQZ-ja. Mendoni se kjo është një thënie që ka një kuptim apo mundësi për tu zbatuar në terren, apo është për hir të një qëndrimi, mund të themi?
Është një dëshirë, angazhim, përpjekje për të përmirësuar, që të arrihen standardet maksimale të zgjedhjeve. Ne ndjehemi shumë të qetë, sepse opozita është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe jemi të sigurt për garantimin e integritetit të këtij procesi.
Duket sikur në fushatë garojnë 3 kandidatë për kryeministra, Rama, Berisha dhe Meta. Mund të na e shpjegoni, është një perceptim i gabuar?
Kemi dy koalicione. Brenda koalicionit për Shqipërinë evropiane kemi një larmi më të gjerë. Ashtu sikurse kemi shumë elementë të përbashkët, kemi dhe dallime këndvështrime të ndryshme që janë bashkëplotësuese.
Mund të ndalojmë pak tek diversitetet. Pyetja e parë lidhet me taksën, nëse koalicioni majtë fiton zgjedhjet? Në fillim, para marrëveshjes së 1 prillit, zoti Rama ishte, po themi radikal, në parashtrimin e çështjes së mekanizmit fiskal që do të zbatohej pas 23 qershorit dhe ishte taksa progresive. Pati presion nga biznesi, por nuk e përmendi më. Madje dje ishte shumë luftarak në mbrojtjen e taksës së sheshtë për biznesin e madh.
Pa dashur të hyj në çështje shumë konkrete të programit të PS-së. Unë dua të sqaroj se LSI ka dy kolona kryesore të programit të saj. E para është një ristrukturim i modelit tonë ekonomik, që duhet të zbatohet përmes reformave që rrisin prodhimin në vend, me qëllim uljen e importeve dhe rritjen e eksporteve. Konsolidimin e një ekonomie të qëndrueshme që garanton vende pune. Dhe kolona e dytë e programit tonë është punësimi. Çdo politikë tjetër e shohim në funksion të punësimit.
Ju jeni forcë politike e majtë si PS, në këtë vend ka një polarizim ekonomik. Ka njerëz që kanë shumë asete, makina, vila, nga ana tjetër ka njerëz që u luten shitësve për ushqime. A ka nevojë për një rregullator?
Ka nevojë absolutisht. Rruga më e efektshme për të zgjidhur problemet sociale në familjen shqiptare, komunitetin në shoqëri është rruga e punësimit. Nuk është rritja e ndihmës ekonomike.
Taksa progresive sikur është një taksë politike...
Në nuk duhet të përqëndrohemi tek problemet ideologjike, por tek problemet që ka vendi. Ekonomia është shumë pranë recesionit, që do të thotë zero investime publike, të shkurtohen pagat pensionet. Nuk mund të kalohet kjo situatë pa krijuar një klimë më miqësore ndaj biznesit, sipërmarrjes. Nuk duhet të ecim me mendimin se në këtë vend pasuria e dikujt është një problem për shoqërinë, por e rëndësishme është se si kjo pasuri të shërbejë.
Shumë e polarizuar kjo shoqëri, nuk do zbutet kjo që të kemi një shtresë të mesme?
Absolutisht do zbutet përmes ristrukturimit të ekonomisë, përmes zhvillimit të potë të vendit, modernizimit të bujqësisë. Përmes krijimit të parqeve industriale, që investitorët të vijnë, tu krijohen lehtësira dhe të fusin njerëzit në punë. Kështu do të zgjidhet problemi i punësimit dhe shteti do të arrijë gradualisht të ketë të ardhurat e domosdoshme për të mbështetur kategoritë në nevojë.
Zoti Rama ka deklaruar se do ngrejë një komision të posaçëm për verifikimin e licencave apo anulimin e koncesioneve...
Transparenca nuk ka asgjë të keqe asnjëherë. E rëndësishme për ne është të ecim më shpejt në drejtim të ristrukturimit të ekonomisë.
Zoti Rama tha 450 milionë euro do t’i gjejmë nga nafta që shpërdorohet, nga kromi? Kështu do bëhet tani, do mblidhen lekët në këtë mënyrë?
Ekonomia jonë i ka të gjitha mundësitë të rimarrë veten. Dialogu me sipërmarrjen dhe biznesin do të jetë vendimtar. Pa këtë partneritet midis qeverisë dhe biznesit vendi nuk mund të ecë më shpejt drejt progresit. Qeveria dhe biznesi janë partnerë dhe e kanë të domosdoshme këtë bashkëpunim, në funksion të të mirës publike, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.
Ju si kandidat për kryeministër keni platformë tjetër..
Z Zheji e di që keni ardhur në formë duke më pritur mua. Vij nga Berati drejt e këtu, të mos u hyjmë këtyre bisedave. Ju gëzoni besimin tim të plotë, por nuk mendoj se kjo është më ë rëndësishmja. Më e rëndësishmja është se paratë janë këtu. Tek bujqësia
Do i rikthehemi dhe bujqësisë sepse sapo ju bëj një pyetje ju i riktheheni programit por do flasim dhe për Bujqësinë
MESAZHET NGA SHIKUESIT NË NUMRIN E VENDOSUR NË EKRANIN E NEWS24
Erdhi momenti që të lexojmë disa mesazhe nga disa shikues. Janë të shumtë ata që na ndjekin. Ja cfarë shkruan njëri.
“Edhe pse me vonesë, dje e kishe pak të vështirë me Ramën, z Zheji, por Ilir Meta qenka fantastik”
Dikush thotë, “Z Ilir Meta si mund të veprohet me pensionistët për ata që kanë të ardhura të vogla
Meta:Në këtë rast mund të bëhet një politikë mbështetëse me pushtetin lokal. Përmes një politike të caktuar lokale. Një fond i vecantë për pensionistët. Dmth një fondi vecantë në rast se janë pa shtëpi për të gjetur një zgjidhje për banesa popullore me qera
Mesazh tjetër. “Përshëndetje nga Zvicra, desha të të bëj një pyetje pse PD është e korruptuar tani por pak më parë ju ishit në atë koalicion”
Meta: E ka perceptuar gabim, se këtë zgjidhje e zgjidh dhe shikuesi dhe drejtësia. Në rast se u shqetësua për ndërhyrje të policisë nuk mund të mos i denoncojnë se këto janë veprime që nuk nderojnë as demokratët në përgjithësi.
Mesazh tjetër, “Një pyetje kam për z Meta. Jam i verbër si mund të ndihmohemi me ndihma sociale?
Meta: Pa dyshim se kemi kategori të ndryshme, zgjidhja është përmes politikave sociale
Që janë?
Nga më të ndryshmet se këto varen nga kushtet më specifike
Mesazh tjetër: Jam punonjëse administrate, do na largojë z Meta kur të vijë në pushtet, unë jam demokrate”.
Meta: Absolutisht se kjo është e gabuar. Nuk mund të heqim njërën palë e të sjellimt tjetrën. Administrata duhet të jetë e funksionueshme.
Një mesazh, një person me emrin Ladi thotë “pse nuk tregoni për incidentin në Lezhë ku Monika u sulmua nga një kandidat i PS”
Meta: Nuk kam informacion të tillë...
Mesazh: "Jam nga Çepani, si ka mundësi që Shqipërinë do e çoni në Europë, por rrugët e Çepanit nuk janë bërë ashtu si duhet"
Meta: Nuk është vetëm problemi i Çepanit, janë shumë rrugë që nuk janë bërë si duhet. Nuk ka përfunduar rruga Berat Skrapar, rruga që ka pasur një rikonstruksion falë dhe një angazhimit tim në të kaluarën. Se ka shumë rrugë që duhen bërë, jo sic thotë doktori në fjalime.
Mesazh, “një pyetje kam, a ka koalicioni i majtë një emër kryeministër”, shkruan një qytetar nga Korça
Meta: Më e rëndësishme është se z Berisha nuk do jetë kryeministër pas ditës së dielë dhe kryeministri për Aleancën Europiane do zgjidhet sipas kushtetutës
Nuk mjaftohen me kaq përgjigje shikuesi
Kaq përgjigje kam, dhe unë individ jam...
(vijon)