Meta në ‘360 °’: E majta e bashkuar shumicë në popull, diferenca me PD-në 200 mijë vota
TIRANE –Kryetari i LSI-së Ilir Meta tregon në televizionin “News24” detaje të vendimit të LSI-së për tu larguar nga qeveria dhe bashkimin e së majtës shqiptare. Në emisionin “360 Gradë” të moderatorit Artur Zheji, lideri i LSI-së theksoi se bashkimi i së majtës shqiptare është në favor të interesit publik për të vendosur një ekuilibër të ri politik në vend.
Kreu i LSI-së ka komentuar edhe njëherë lirimin e anëtarit të LSI-së nga KQZ. Për Metën ky akt cënon standartet e zgjedhjeve të ardhshme, prish imazhin e vendit dhe pengon procesin e marrjes së statusit kandidat në BE.
Artur Zheji: Zoti Meta është një kënaqësi që vini në studion e “360 gradë” dhe për herë të parë në një studio televizive si opozitar.
Ilir Meta: Eshtë kënaqësi e madhe që vi në studion tuaj.
Zheji: Përse zgjodhët t’i përgjigjeshit pozitivisht ftesës së zotit Rama për të hyrë në një koalicion opozitar dhe të largoheshit nga koalicioni me zotin Berisha?
Meta: Janë një serë faktorësh. Në radhë të parë është interesi publik për të vendosur një ekuilibër të ri politik. Një balancë të re të pushteteve për shkak të rritjes së përqëndrimit të shumë pushteteve në duart e Partisë Demokratike, me të cilën ishim në koalicion për katër vite.
Zheji: Ç’mund të kuptojmë me këtë?
Meta: Kjo lidhet me vendosjen e ekuilibrave të cilët janë të domosdoshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për të pasur një demokraci sa më të shëndetshme dhe funksionale. Njëkohësisht për të realizuar një tejkalim të këtij ngërçi për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe për shkak të rritjes së shumë pushteteve në duart e një force të vetme duke krijuar edhe një ekuilibër të ri, një ndarje të re të pushteteve dhe në këtë mënyrë edhe bazën objektive të një bashkëpunimi të paevitueshëm. Më konkretisht kombinimi i Presidentit aktual që ishte propozim i mazhorancës aktuale që mori edhe votat tona me qeverinë e ardhshme.
Zheji: Jeni penduar që i keni dhënë votat zotit Nishani?
Meta: Ka qenë më i mundshmi, natyrisht nuk ka qenë më i miri. Ju e dini që unë kam bërë përpjekje të mëdha për një president me konsensus. Nuk është nevoja t’i kthehemi.
Zheji: Nëse ka gjëra që ju nuk i keni thënë publikisht mund t’i kthehemi.
Meta: Presidenti, mazhoranca dhe parlamenti duhet të bashkëpunojnë me institucionet e tjera, institucionet e pavarura, Gjykatën e Lartë, gjykatat e tjera. Nëse gjithçka do të funksionojë në linjën e një partie....
Zheji: Eshtë e rëndë kjo që po thoni zoti Meta, se duket sikur po e quani presidentin Nishani si një ministër të qeverisë Berisha.
Meta: Këtë e thate ju, presidenti është aty ku është dhe ka një mandat 5-vjeçar.
Zheji: Ju jeni për respektimin e këtyre mandateve?
Meta: Patjetër
Zheji: Ju jeni shprehur gjatë kësaj kohe shumë ashpër për zotin Rama, të cilin e keni akuzuar për shumë gjëra. Çfarë ka ndryshuar aktualisht, zoti Rama, apo keni ndryshuar ju në raport me të?
Meta: Faktori madhor është koha, gjithçka duhet vlerësuar në raport me kohën që ka kaluar dhe kohën që po vjen. Kështu që mendoj se koha që po vjen e ka imponuar si një domosdoshmëri këtë bashkëpunim që do të thotë njëkohësisht që koha që ka kaluar ka ndihmuar për një reflektim dhe pjesë e këtij reflektimi jemi të gjithë. Koha ka ndihmuar për reflektim dhe mendoj se politikanët kurajozë nuk mbeten peng i së kaluarës dhe politikanët që besojnë tek e ardhmja duhet të kenë patjetër aftësi reflektuese.
Zheji: Mendoni që do të jetë i qëndrueshëm në kohë ky reflektim i juaji dhe zotit Rama për një bashkëpunim afatgjatë?
Meta: Besoj se po, janë të gjitha arsyet, të gjithë faktorët. Nuk kanë qenë të paktë ata, kur unë bëra një koalicion të panatyrshëm me z. Berisha dhe LSI-ja me PD-në, që menduan se kjo nuk do të zgjaste as një javë, as një muaj, që do të kishte konflikte, debate. Por, funksionoi, ashtu sikurse funksionoi pra në mënyrë të qëndrueshme për katër vite dhe të funksiononte më tej do të ishte e panatyrshme. Arsyet që përmenda më parë kanë imponuar një pozicionim të ri të LSI-së dhe mendoj se është një detyrim i madh i imi, i z. Rama dhe i shumë të tjerëve për të sjellë një mundësi të së majtës së bashkuar për të ndryshuar shumë gjëra në këtë vend. Edhe për një arsye tjetër, sepse e majta ka qenë dhe është shumicë në Shqipëri, pavarësisht nga mungesa e bashkëpunimit tyre në 2009-ën që solli edhe atë situatë. Nuk kemi pasur asnjëherë ftesë për bashkëpunim, as në 2005-ën, as në 2009-ën. Tani kemi një ftesë. Ne kemi bërë ftesa.
Zheji: Po në koalicionin që patët në 2007-ën në luftën për kryetar bashkie, votat dhe mbështetja juaj për z, Rama ishte determinuese, apo jo?
Meta: Po, pati një bashkëpunim i cili natyrisht që nuk u ndërpre nga ne.
Zheji: Po në vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor që kishin për qellim asgjësimin tuaj politik, marrëveshjen Rama – Berisha, a mendoni se koha e shleu edhe këtë?
Meta: Jo vetëm që koha e shleu në një farë mënyre këtë por ka edhe një reflektim edhe nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Dhe PS-ja edhe në rastin aktual të kodit u tregua më e predispozuar për të bërë ndryshime apo përmirësime.
Zheji: A ia vlen gjithë ky tension, adrenalinë, shokë që tradhtohen, pastaj rikthime, një lloj refleksioni.
Meta: Është si puna e atyre që shohin sportistë të njohur e të famshëm e se dinë sa vuajnë për të arritur atje ku janë. Mund të them që kjo e politikanit është një sfidë e përhershme, një zgjedhje që nuk është thjesht rastësi.
Zheji: Koalicioni me PS ka ngjallur shumë reagime. Deputetë të PD deklarojnë se djathta është lehtësuar nga ikja e LSI?
Meta: Kjo s’më takon mua, aq më tepër kur bëhet nga njerëz që s’kanë shumë eksperiencë në politikë.
Zheji: Skënder Gjinushi thotë se ka rrezik që Meta të shesë ndeshjen, për të s’mund të thuash që s’ka eksperiencë në politikë.
Meta: Profesori e ka pasur eksperiencën e parë të bashkëpunimit që në ’92, më pëlqen që e zhvillon fantazinë e tij më tej.
Zheji: Po Majko, që thotë nuk mund t’i them dot derrit dajë, pse?
Meta: Nuk e kuptoj fare Majkon.
Artur Zheji: Bamir Topi thotë se koalicioni një anije e mbushur me ujë, busulla e kësaj anije është e prishur.
Meta: Nëse është busulla e çorientuar ai është me fat që ka komardare.
Zheji: Prec Zogaj shprehet se gabim i Ramës është ky koalicion, bien idetë e Rilindjes thotë ai.
Meta: Do komentoja me kënaqësi Berishën e Ramën por nuk mund të komentoj cilindo që do të bëhet sa më i njohur me këto që thotë.
Zheji: Berisha ka thënë që ky koalicion është pjesë e një komploti.
Meta: Ky është një produkt i një formimi që vjen nga e kaluara e mbushur me komplote. Kjo është një zgjedhje fare e natyrshme, unë që në përfundim të marrëveshjes kam thënë se duam të ndryshojmë qeverinë nëpërmjet votës popullore. Këtu nuk ka komplot por zgjedhje politike.
Zheji: Mendimi juaj për 21 janarin.
Meta: Qëndrimi im është i pandryshuar, është drejtësia ajo që duhet ta zbardhë dhe të vërë përgjegjësit para drejtësisë. Unë si person i kam cuar çështjet me drejtësinë deri në fund, kam fituar 5 me 0. Më 21 janar kam qenë në shtëpi.
Zheji: Si i përgjigjeni zërave në PD që thonë se Ilir Meta na ka prishur imazhin e qeverisjes me duar të pastra.
Meta: Do i përgjigjem me buzëqeshje dhe me vota. Nuk përgjigjem me sharje e fyerje. Eksperienca na ka mësuar që këto janë gjërat që mbeten.
Zheji: Ilirian Muho i LSI është jashtë KQZ, por nuk u votua sot në Kuvend. Ju e keni quajtur këtë veprim sjellje diversanti. Cdo të thotë?
Meta: Nuk kemi të bëjmë me zotin Muho dhe thjesht me KQZ por me integritetin dhe standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, është problemi më kyç që ka Shqipëria edhe në lidhje me përmbushjen e rekomandimeve të BE. Në këtë drejtim mund të them që nisma ka qenë në kundërshtim me kodin. Kjo heqje nuk bëhet me iniciativë të një partie. Ky vendim minon zgjedhjet dhe standardet e tyre, minon besimin tek KQZ, është përpjekje për të intimiduar opozitën. Kemi problem cënimin e votave. Nëse BE do vërejë që Shqipëria i fillon zgjedhjet me probleme, kuptohet që ky proces do vejë zinxhir do pengojë imazhin e vendit, do na pengojë në marrjen e statusit të vendit kandidat.
Zheji: Zoti Berisha la një spirale të hapur, tha hajde të negociojmë, dukej si një gjysmë ftesë e lëshuar në ajër, por e tingëllueshme.
Meta: Le të negociojmë.
Zheji: Ka kohë për të negociuar për këtë?
Meta: Unë jam për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor, integritetin e KQZ, veprime të tilla janë të nxituara, antiligjore, nuk ka asnjë pikë të ligjit ku mbështetet kjo iniciativë.
Zheji: Zoti Ristani tha sot se Shqipëria nuk mund të ecë kundër ligjit.
Meta: Cili ligj? Nëse ka një ligj që thotë se nëse kjo përti ikën zëvendësohet le ta sjellin, s’ka nevojë as për replikë. Pse paska shqetësim që nëse opozita ka shumicën do manipulohen zgjedhjet. Me këtë logjike po të kalojmë përtej KQZ-së, të gjithë duhet të japin dorëheqjen dhe të shikojmë mandatet e të bëjmë ligjet nga e para. Kjo është një logjikë partiake dhe është një përpjekje për të intimiduar popullin opozitar.
Zheji: Po akuzoni ish-bashkëpunëtorin tuaj, kryeministrin Berisha për tentativë për të vënë dorë mbi zgjedhje.
Meta: Absolutisht. Kjo mënyre si po veprohet është për të prishur zgjedhjet.
Zheji: Po sikur të jetë e kundërta, ju dhe PS po tentoni t’ia hidhni Berishës.
Meta: Çfarë manipulimi? Po nuk do të jetë diferenca 10 vota, do të jetë 200 mijë vota.
Zheji: Zoti Ristani sot deklaroi në “News24” tha se kjo është një tentativë e opozitës për të vënë dorë mbi zgjedhje.
Meta: Nëse Beni nuk do të ishte zv/ministër i Brendshëm do ta merrja seriozisht këtë që thotë. Nëse ka një referencë ligjore që justifikon këtë gjë në kodin që ka bërë PD dhe PS absolutisht kjo është një çështje që zgjidhet. Këtë kod nuk e kam bërë unë, e ka bërë PD dhe PS. Eshtë kodi i tyre, nëse ka pasur një marrëveshje atëherë ejani zotërinj bisedojmë është prekur marrëveshja nuk është prekur marrëveshja. Së dyti dhe që është më kryesorja është ligji, sepse marrëveshjet kthehen në ligje.
(vijon)