Partia separatiste fiton zgjedhjet në Kuebek

Partia separatiste Partia e Kuebekut (PQ) i ka fituar zgjedhjet parlamentare në provincën frengjist-folëse kanadeze të Kuebekut.
Rezultatet paraprale tregojnë se partia seperatiste mund të fitojë të paktën 56 vende nga 126 vende që janë gjithsej në parlament. Kjo parti mund të formojë një qeveri minoritare pas nëntë vjetësh në opozitë.
Fjalimi i fitores i lideres së partisë, Paulinë Marua është prishur nga një incident gjatë të cilit është vrarë edhe një person ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Raportohet se i dyshuari ka brohoritur “ Anglezet po zgjohen!” në kohën e arrestimit.
Nuk dihet nëse partia fituese do të zhvillojë referendum mbi ndarjen nga pjesa tjetër e Kanadasë.
Qeveritë e mëparshme të drejtuara nga kjo parti kanë zhvilluar referendume në vitin 1980 dhe 1995, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme.