Meta ne Çorovode:LSI, politike qe flet pak e zgjidh problemet Rozeta Rapushi
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne kuader te turit te falenderimeve, u ndal dje ne Çorovode, ku deklaroi se fitorja ne Qarkun e Beratit ka qene rezultat i te gjithe kandidateve per deputet qe punuan si nje ekip i shkelqyer dhe percollen frymen e bashkepunimit kudo ne te gjitha strukturat. “Padyshim qe ne themel te ketij suksesi eshte puna e secilit prej jush, e gjithe drejtuesve te LSI-se ne nivel vendor dhe te gjithe anetareve dhe simpatizanteve tane. Ka qene vertete nje fushate e jashtezakonshme, ka qene nje fushate me nje bindje te plote se ishte radha e LSI-se per te treguar vlerat e saj te verteta”,- u shpreh Meta. Ai theksoi se edhe ne 2005-n edhe ne 2009-n, LSI-ja u ndesh jo thjesht me partite e medha, por me nje sistem shtypes dhe shkaterrues te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, por qendrueshmeria e LSI-se, mbijetesa, drejtesia e ceshtjeve qe kjo force politike ka mbrojtur gjithmone beri te mundur qe ne vitin 2013, me 23 qershor, te arrinte nje sukses mese te merituar ne themelet e te cilit nuk eshte vetem puna e bere gjate muajve te fundit, por eshte ne themel puna e bere gati 9 viteve te themelimit te LSI. “Eshte vetem fillimi i rritjes sone do te vazhdojme te rritemi akoma me tej, sepse ne gjithcka e bazojme te puna e perditshme, e vazhdueshme dhe tek permiresim i vetvetes. Pra, motoja jone per te ardhmen eshte te punojme cdo dite dhe te permiresohemi cdo dite ne menyre qe te jemi me te afte dhe me te suksesshem ne perballimin e gjithe sfidave qe kemi perpara”, - u shpreh kreu i LSI-se. Ai tha se kjo force politike ka bere fushaten me pozitive, me konkrete dhe ka pasur premtimet me te permbajtura dhe me racionale. Ai shtoi se LSI e ka perqendruar qarte mesazhin e fushates tek te gjithe votuesit qe kerkojne stabilitetin e vendit, qe kerkojne zgjidhjen e problemeve me te mprehta ekonomike e sociale, rritjen e punesimit, etj. Duke u ndalur tek rezultati historik i 23 qershorit, kryetari i LSI-se shprehu mirenjohjen e tij per popullin e Skraparit dhe premtoi se kete mirenjohje do ta shprehe me vepra e jo me fjale. “Mirenjohje te vecante per te gjithe popullin e Skraparit, ku LSI me 23 qershor doli force e pare politike. Eshte nje pune e madhe qe eshte bere, por njekohesisht eshte nje pune akoma me e madhe qe na pret perpara per te shprehur mirenjohjen tone me vepra dhe jo me fjale sikurse jemi sot ketu perpara te gjithe atyre qe na votuan dhe perpara te gjithe popullit te Skraparit”, - shtoi ai. Meta u shpreh se qytetaret shqiptare e duan fuqizimin e LSI-se dhe kontribuuan me voten e tyre per kete qellim, sepse duke u fuqizuar LSI-ne si force politike forcohet stabilitetit i vendit, ndihmohet cdo qytetar shqiptar qe te shikoje nje politike e cila merret me ekonomine dhe nuk merret retorika boshe.
Rezultati ne zgjedhje, LSI: Ja pse shqiptaret na duan
Sipas kreut te LSI-se, Ilir Meta, shqiptaret e duan fuqizimin e LSI-se dhe kontribuuan me voten e tyre per kete qellim, sepse duke u fuqizuar LSI-ne si force politike forcohet stabilitetit i vendit, ndihmohet cdo qytetar shqiptar qe te shikoje nje politike e cila merret me ekonomine dhe nuk merret retorika boshe. Meta shtoi se LSI mbeshtetet pasi ka nje politike e cila merret me punesimin e qytetareve dhe nuk merret me shtimin e andrallave per ta, nje politike konkrete, nje politike qe flet pak dhe qe perpiqet te beje sa me shume per qytetaret dhe komunitetin. Ai u shpreh se rritja e LSI-se eshte mesazhi me i qarte se shqiptaret duan te ecin me shpejt ne rrugen e stabilitetit dhe ndryshimeve.