Meta nga Berati: Përjashtoj çdo koalicion paszgjedhor me Berishën dhe PD
BERAT-Kryetari i LSI, Ilir Meta përmbylli fushatën elektorale me një miting në Berat.
Sipas Metës, Berati ka zgjedhur ashtu si gjithë Shqipëria të ardhmen e tij, që është punësimi. Kreu i LSI theksoi se Berisha në pushtet po numëron orët e largimit si kryeministër.
“Berisha do ikë të dielën si kryeministër njëherë e përgjithmonë sepse po të presë Berati premtimin e Berishës për boshtin e jugut do t’i duhet të presë dhe nja 2 400 vjet të tjera sepse ai për 8 vjet as rrugën e vjetër Lushnje-Berat nuk e rikonstruktoi. As gropën e rrugës që lidh Lushnjën me Beratin vecse filloi të hedhë asfalt 3 javë më parë këtu në qytetin Beratit. Ne do fitojmë, se boshti i jugut duhet bërë tani dhe jo të shtyhet. Ne do fitojmë se ky qytet i jashtëzakonshëm kërkon zhvillim, frymëmarrje dhe ne do bëjmë unazën e Beratit brenda 2 viteve të para”
Meta po keshtu garantoi se nuk ka asnje koalicion paszgjedhor me Berishen.
"Përjashtoj çdo koalicion pas zgjedhor me Sali Berishën dhe PD".
Po kështu Meta theksoi se fermerët e zonës meritojnë subvencionim ndërsa industria një plan të vërtetë për ringritje.
“Ne do fitojmë se fermerët e mrekullueshëm të Beratit që punojnë aq shumë, sakrifikojnë aq shumë, meritojnë jo një, nuk meritojnë me pikatore por plan të vërtetë për subvencionimin dhe ringritjen e industrisë agro-përpunuese, në mënyrë që Berati të përpunojë për vete dhe eksport sic ka prodhuar në të kaluarën”.
(d.b/BalkanWeb)